Parashikimi i Coutinho: Këta dy lojtarë do të shkëlqejnë në Kampionatin Botëror

641
Sigal

Mohamed Salah dhe Neymar mund të jenë lojtarët më të mirë të Rusi 2018.

Të dy hyjnë në turne me shqetësime pas dëmtimeve të pësuara – Salah do të luftojë me kohën për të qenë i gatshëm pas dëmtimit të pësuar në finalen e Champions League, ndërsa Neymar nuk ka luajtur që kur pësoi një frakturë në këmbë gjatë qershorit.

“Messi dhe Ronaldo kanë qenë në krye për një kohë shumë të gjatë. Mendoj se ka ardhur koha për të tjerë të ngjiten në majë,” shprehet lojtari i Barcelona-s.

“Për mua, Salah dhe Neymar kanë shanse serioze për ta bërë këtë. Varet sesi do të shkojë turneu, por ata kanë talentin për ta bërë. Këta janë lojtarët që do të zgjidhja unë.

“Salah këtë sezon ka qenë fantastik. Ai është një lojtar që do të jetë heroi i Liverpool për vitet në vazhdim, jam i bindur për këtë.

“Ai mund të bëjë mirë edhe në Kupën e Botës, varet se sa larg mund të shkojë ekipi i tij. Por e dimë se çfarë mund të bëjë edhe Neymar. Ai është një lojtar i veçantë.”