Paraqitja mbresëlënëse e shqiptarëve, vlerësimi i medias italiane për Berishën dhe Strakoshën

645
Lazio dhe RD Salzburg dhuruan një supershfaqje në ballafaqimin e parë ndërmjet tyre të vlefshëme për çerekfinalet e “Europa Lëague”. Skuadra italiane doli e fituar me shifrat 4-2, por austriakët të cilët më parë kanë eliminuar Dortmund ia vënë tepër të vështirë.
Dy shqiptarët në fushë për skuadrat respektive, Thomas Strakosha për Lazio-n dhe Valon Berisha për Salburg janë vlerësuar pozitivisht nga mediat italiane pas ndeshjes.
Edhe pse pësoi dy gola, më të dy rastet kishte pak për të bërë, Strakosha ka marrë notën pozitive 6.5
“Berisha e nxjerr blof në momentin e penallti, ndërsa nuk mund të bënte asgjë në golin e Minaminos. Por arrin që të mbajë Lazio-n gjallë, në goditjen potente, nga shumë pranë të Ulmer, në pjesën e dytë. Një siguri!”.
Edhe Valon Berisha ka mahnitur specialistët italianë, që e vlerësuan gjithashtu me notën 6.5 kosovarin. “I akullt në goditjen e penalltisë, duke barazuar përkohësisht në 1-1. Por aftësia e tij për të dribluar gjithmonë kundërshtarin në një kundër një është arma e tij e fortë”.
Sigal