Para finales së “Championsit”, zbulohet formula se si portierët mund të presin penallti

660
Real Madrid's Costa Rican goalkeeper Keylor Navas (R) stops the ball shot by Atletico Madrid's Spanish defender Juanfran during the penalty shoot-out in the UEFA Champions League final football match between Real Madrid and Atletico Madrid at San Siro Stadium in Milan, on May 28, 2016. / AFP PHOTO / OLIVIER MORIN
Sigal

Jemi vetëm një ditë para finales së “Championsit” dhe nuk përjashtohet mundësia që Real Madrid dhe Liverpool ta zgjidhin çështjen e trofeun me ‘veshë të mëdhenj’ nga pikë e bardhë e penalltisë.

Me shumë siguri jo për këtë finale, por në të ardhmen portierët mund të rrisin performancën e tyre falë matematicienëve holandezë të cilët pretendojnë se kanë zbuluar një formulë ideale për pritjen e penalltive.

Sipas ekspertëve, kjo formulë i rrit ndjeshëm shanset për pritjen e penalltisë, ku llogarit shpejtësinë e portierit, pozicionin dhe momentin e goditjes së topit.

Formula komplekse i tregon portierit ku dhe nga të hidhet për të rritur shanset e pritjes së penalltisë.

Studiuesit thonë se puna e tyre mund të jetë një ndihmesë e madhe për portierët, por ndoshta do të kenë nevojë më parë për një diplomë në matematikë për ta kuptuar!

Formula bazohet në llogaritjen e shpejtësisë së portierit (VKG). Kur topi kalon vijën fatale(XB) dhe pozicionin e nisjes (XGK), kjo e përpjestuar me kohën në dispozicion para se sulmuesi të godasë topin (TTCPT) dhe periudhën që ai është në fluturim (TTCB).

11111