“Paqe” me serbët në “Elbasan Arena”, Skënderbeu ndan pikët me Partizanin e Beogradit

584
Është mbyllur pa gola sfida e shumëpërfolur mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Një rivalitet i jashtëzakonshëm në fushën e lojës e më raste të shumtë të krijuara nga korçarët por që në fund për fatin e keq nuk arritën të gjejnë golin.
Skënderbeu e nisi furishëm që në minutat e para duke tentuar disa herë portën e sërbeve. Më pas korçarët e ulën disi ritmin dhe skuadrat gjetën balancat në fushë. Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat patën rastet e tyre në portat respektive por nuk ishte e thëne që të kishte gola.
Edhe takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Dinamos së Kievit dhe Yang Boys ka përfunduar me shifra të barabarta, 2-2. Pas ndeshjeve të treta ukrainasit e Dinamos renditen të parët me 7 pikë, ndërsa vendin e dytë janë zviceranët e Young Boys. Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit ndajnë vendin e 3 dhe të 4 me vetëm 2 pikë.
Sigal