Paolo Barelli, Presidenti i Notit Europian sot në Tiranë, takim me personalitete e me homologun, Agim Çiraku

540
Mbërrin sot në Tiranë, Paulo Barelli, Presidenti i Federatës Italiane të Notit. Në Tiranë, Zoti Paulo Barelli do të takohet me Presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, me Sekretaren e Përgjithshme të kësaj Federate, Suela Haxhia, si edhe me personalitete të larta të vendit tonë. Qëllimi i kësaj vizite të Paolo Barelli në Tiranë është të krijohet një protokoll i shkëmbimit të marrëdhënieve me Federatën Shqiptare të Notit, për çështje teknike dhe organizative. Paulo Barelli ka një karrierë të suksesshme në not, ku ka fituar 20 herë kampionatin italian dhe është shpallur 22 herë rekordmen në Itali. Barelli mori pjesë në Lojërat Olimpike në Mynih në vitin 1972 dhe ishte një finalist olimpik në Montreal në vitin 1976. Në Kampionatin Botëror në Cali në 1975, ai fitoi një medalje bronzi, medaljen e parë të Kampionatit Botëror për Notim për meshkujt italianë. Është ekspert në fushën e marketingut dhe ekonomi. Zoti Paolo Barelli aktualisht mban postin e :
1. President i Federatës Italiane të Notit (FIN)
2. President i Federatës Europiane të Notit (LEN)
3. Sekretar Nderi i Federatës Botërore të Notit (FINA)
Nga viti 1999-2001 ka qenë këshilltar për Turizmin dhe Sportin për rajonin e Romës si dhe senator i senatit italian deri në vitin 2001.
Zoti Barelli është:
1. President i Federatës italiane të Notit (FIN) që nga viti 2000.
2. Kryetar i delegacionit të Federatës Italiane të Notit në Lojërat Olimpike Seul 1988, Barcelona 1992, Atalanta 1996, Athinë 2004 dhe Kinë 2008.
3. Zëvendës president i Komitetit Teknik të Federatës Europiane të Notit për periudhën 1999-2000.
4. Anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2000.
5. Sekretar Nderi i Federatës Botërore të Notit (FINA) që nga viti 2009.
Sigal