Panuçi: Pres një Itali të inatosur në fushë

256
Trajneri i kombëtares shqiptare, Krisitan Panuçi, ka folur në konferencën për shtyp për sfidën e nesërme kundër Italisë për eleminatoret e kampionatit Botëror që do të luhet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”.
Tekniku Panuçi tregoi dhe emocionet e tij për këtë përballje ku do të ketë kundër ekipin e vendlindjes së tij
“Për sa i përket ndeshjes. Jam italian dhe jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Do isha i lumtur në qoftë se djemtë do ja dilnin dhe të kishin një sukses. Vlejnë më shumë sesa mendojnë. Jam i bindur që nesër do bëjmë një ndeshje shumë të mire”, tha fillimisht trajneri i kuqezinjve.
Më tej ai shtoi se kombëtarja Italiane është duke kaluar një periudhë jo shumë positive dhe kjo do të bejë që nesër përballë Shqipërisë do të jetë e egër.
“Pres një Itali të inatosur sepse po merr shumë kritika. Do vijë për të bërë një ndeshje shumë serioze. Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë”, tha Panuçi.