Panuçi merr stolin kuqezi: Synojmë “Euro 2020”

536
Italiani vlerëson punën e De Biazit dhe shprehet se nëse do të ketë lojtarë të mirë për ekipin kombëtar, dera do të jetë e hapur
Tashmë edhe zyrtarisht skuadra kombëtare e futbollit e ka trajnerin e saj. Kristian Panuçi prej ditës së djeshme është ulur zyrtarisht në stolin kuqezi. Trajneri italian ishte zgjedhja e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas një serie të gjatë konsultimesh e bisedash. Përpara së gjithash, në hapjen e ceremonisë së prezantimit, presidenti Duka përcolli një falenderim për kandidatët e tjerë për postin e lënë bosh nga Xhani De Biazi. Ai ka vlerësuar trajnerët e njohur De Kanio, Sedorf, Zenga e Malesani, duke vlerësuar gatishmërinë e shprehur për të punuar me Kombëtaren shqiptare.

Kreu i Federatës, Armand Duka, beson se Panuçi është njeriu i duhur për ta kualifikuar Shqipërinë në “Euro 2020”. “Ishte një proces i zgjatur në kohë, për faktin se nuk ka qënë një vendim i lehtë. Falendrojmë të gjithë kandidatën për stolin e kombëtares, duke filluar që nga De Kanio, Zenga, Sedorf, Malezani. Besoj se kemi marrë vendimin më të mirë. Një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit italian dhe botëror. Jam shumë i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur me të gjitha karakteristikat që ka trjaneri. Jam i bindur se bashkë me stafin dhe ne të tjerët do të mundohemi të jemi pjesë e Euro 2020”, tha Duka.

Nga ana e tij, trajneri Panuçi, pas firmosjes së kontratës, falenderoi presidentin Duka për mundësinë. “Mbi të gjitha kjo është një përgjegjesi shumë e madhe për mua. Kemi një skuadër shumë të mirë. Kur të ketë mbaruar ekperienca ime, shpresoj t’i kemi dhënë diçka skaudrës. Kemi katër ndeshje të rëndësishme, kualifikimi në Botëror është thuajse i pamundur, por të shohim. Mezi pres të filloj punën sa më shpejt në këtë vend që po rritet shumë shpejt në aspektin futbollistik”, tha Panuçi. Ai shtoi se kishte qenë e thjeshtë për të ta pranonte rolin e trajerit të Shqipërisë. “Kërkoja diçka serioze për të nisur karrierën time. Objektivi i vetëm është Euro 2020. Xhani De Biazi ka bërë një punë të jashtëzaknshme. Eshtë e drejtë ta vlerësosh këtë gjë dhe të jesh mirënjohës”, u shpreh ish-mbrojtësi i njohur i kampionatit italian të futbollit. Më tej, Panuçi u shpreh se De Biazi ka shkruar historinë për Shqipërinë, por tani nis një kapitull i ri. “Unë do të kërkoj të arrij diçka të rëndësishme. Do të përpiqem të shkruaj një tjetër histori me këtë skuadër. Grupi që ka ndërtuar De Biazi dhe arritjet e këtij grupi e kanë ngritur Shqipërinë në një nivel shumë të lartë. Nëse ka lojtarë të talentuar dhe të zotët do të luajnë në Kombëtare. Sikundër kam diskutuar me presidentin, nëse do të ketë lojtarë të mirë për ekipin kombëtar, dera do të jetë e hapur”, nënvizoi trajneri i ri.
Kush është trajneri i ri i Shqipërisë
Kristian Panuçi u dëmtua si kapiten i Italisë në Lojërat Olimpike Atlanta ‘9′, por gjatë kthimit për në Itali humbi bagazhet. Kjo bëri që ai të ndërronte avionin që më pas u rrëzua dhe vdiqën të gjithë pasagjerët. Panuçi pas mbylljes së karrierës si futbollist ka punuar si analist sporti, ndihmës i Fabio Kapelos e trajner i parë te Livorno e Ternana. Si ish-lojtar i kombëtares italiane apo edhe i ekipeve si Milan e Real Madrid, ai njihet gjerësisht nga sportdashësit shqiptarë. Panuçi më 19 Mars 2012 pranoi ofertën e Maurizio Zamparinit si trajner i Palermo, duke punuar krah drejtorit sportiv Luka Katani. Më 24 prill ai u tërhoq nga kjo detyrë vetëm një muaj më pas. Më 23 korrik 2012 Panuçi u ftua nga Fabio Kapello si asistent i tij në drejtimin e Kombëtares së Rusisë. E la këtë detyrë më pas. Më 18 Mars 2015 ai zuri vendin e Ezio Gelain si trajner i Livornos, në Seria B. Në korrik 2016, Panuçi firmosi një kontratë njëvjeçare me Ternana. Më 19 Korrik 2017, ai firmosi me kombëtaren e Shqipërisë. Si lojtar ai njihet për karrierën te Genoa, Milan, Inter, Real, Chelsea, Roma e Parma.

Panuçi, 44 vjeç, është me shtetësi gjysmë italiane dhe gjysmë çeke.

Rama uron trajnerin e ri
Kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen trajnerit të ri të kombëtares shqiptare. “Le të urojmë që traineri i ri i kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit. Forca Shqipëria”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Sigal