Sigal


Tekniku i kombëtares Kristian Panuçi u shfaq i zhgënjyer pas disfatës së radhës të skuadrës të drejtuar nga ai, duke u shprehur se është vështirë të bëjë më mirë me lojtarët që ka në dispozicion.

“Pjesën e parë kemi luajtur mjaft mirë dhe kemi pasur mundësi për të shënuar, por rezultati tregon që ata shënuan me një rast. Në pjesën e dytë krijuam pak dhe treguam shumë pak, duke treguar një diferencë fizike me kundërshtarin Kemi bërë një reagim të mirë dhe kemi krijuar disa raste, por për fat të keq nuk kemi arritur të shënojmë. Megjithatë mbetet për t’u parë, pasi kemi shumë për të rregulluar atje përpara.”

Ndërkohë trajneri Panuçi iu përgjigj faktit se si mund të dilet nga kjo situatë e vështirë, ku  katër ndeshjet e fundit zyrtare, kombëtarja i ka humbur të gjitha duke pësuar 10 gola pa shënuar asnjë. “Është e vështirë, pasi këta janë lojtarët. Sot futa edhe dy sulmues në lojë, por nëse nuk shënon, gjithçka bëhet e vështirë. Kemi bërë 11 gjuajtje kundër 3. Skuadra ka luajtur dhe Memushaj ka qenë pjesë e lojës tonë, duke u angazhuar maksimalisht edhe në të majtë. Unë respektoj publikun dhe kur humb, është normale që të acarohen. Këta janë lojtarët dhe me këta unë do të vazhdoj përpara. E kuptoj mirë publikun dhe ka të drejtë.”, tha Panuçi