Panuçi i fiksuar pas talentit 19-vjeçar, pritet ta grumbullojë në miqësoren me Norvegjinë

532
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një test në muajin mars përballë Norvegjisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën e kuqezinjve, duke bërë me dije se ndeshja e radhës miqësore do të luhet më 26 mars në stadiumin “Elbasan Arena” përballë Norvegjisë.
NJOFTIMI
Ka qenë vetë institucioni i futbollit që e ka bërë me dije axhendën e këtij takimi me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. “Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj norvegjeze kanë arritur akordin mes tyre për të luajtur në fund të muajit mars një ndeshje miqësore, në vendin tonë. Pikërisht në datën 26 mars (ora mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim) do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ takimi miqësor mes përfaqësueses sonë dhe asaj të Norvegjisë.
Në një bilanc të përgjithshëm, me kombëtaren e Norvegjisë, Shqipëria është ndeshur 4 herë, ku ka fituar një herë (me gol të Salihit në Norvegji), ka barazuar 2 herë dhe është mundur një herë. Tashmë pritet një tjetër përballje, por këtë radhë miqësore, e cila do të jetë në funksion të trajnerit për kolaudimin e mëtejshëm të skuadrës”, shkruhej ndër të tjera në njoftimin e FSHF-së në lidhje me këtë takim miqësor.
TALENTI
Trajneri Kristian Panuçi është në kërkim të elementeve të rinj për të përforcuar Kombëtaren. “Panorama Sport” ka mësuar se një prej emrave mbi të cilët po punon trajneri italian është Mërgim Berisha. Sulmuesi 19-vjeçar i skuadrës së Laks Linz shihet me prioritet nga tekniku italian. Ai është kontaktuar nga përfaqësues të Kombëtares, ndërkohë që pritet një përgjigje përfundimtare, në rast se talenti do të pranojë që të testohet që në mars kundër Norvegjisë apo jo. Deri më tani, ai numëron 17 ndeshje të zhvilluara dhe 14 gola. Sulmuesi shtatlartë nuk ka luajtur me asnjë skuadër përfaqësuese, ndërkohë që është ende shumë i ri në moshë.
Sigal