Panuçi fillon menjëherë nga puna, në stadium për ndeshjet europiane të Kukësit dhe Skënderbeut

490
Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, do të fillojë menjëherë nga puna duke vëzhguar nga afër skuadrat shqiptare që luajnë në kupat e Europës.
Ai do të jetë i pranishëm sot në mbrëmje në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin e kthimit mes Kukësit dhe Sherif Tiraspolit, i vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë nesër 44-vjeçari italian do të udhëtojë drejt Korçës ku do të shohë nga afër takimin e kthimit të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës mes Skënderbeut dhe Kairat Almatit.
Sigal