Panuçi bën për ujë të ftohtë disa lojtarë të Kombëtarës: S’mund ta ktheni në cirk

Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi në një konferencë për shtyp i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përshtypjet e tij pas dy ndeshjeve të para ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Ndërsa vlerësoi ndeshjet, trajneri këshilloi lojtarët të respektojnë rregullat, duke iu referuar rasteve të Kukelit dhe Abrashit që nuk kanë respektuar orarin.

“Kur vijnë në ekip duhet të ndjehen mirë, por duhet të kenë respekt karshi rregullave dhe fanelës që veshin. Sepse pa respekt për oraret për vendimet e federatës gjithçka shndërrohet në një cirk. Siç ndodhi edhe me një lojtar…nuk dua që ndonjëri të ndjehet më i mirë apo më i keq. Kombëtarja nuk është vend pune ku kërkohet leje për të ardhur një ditë më vonë. Sepse gjatë gjithë përvojës të gjith lojtarët kanë fituar kontrata jashtë falë ekipit kombëtar”.

vijon