Panucci: “Me Shqipërinë do t’i shkaktoj tjetër dhimbje Skocisë, siç bëra me Italinë”

555
Christian Panucci ka pranuar se dëshiron ta nënshtrojë Skocinë në më shumë se mjerim, kur ekipi i drejtuar prej tij, kombëtarja e Shqipërisë, të luajë në Ligën e Kombeve, më vonë, këtë vit. Kujtojmë se Panucci shënoi golin e Italisë në “Hampden”, në vitin 2007, i cili shuajti shpresat e ekipit kombëtar skocez për të arritur finalen e “Euro 2008”, në rrethana të diskutueshme. Ai e shënoi golin kundër skuadrës së drejtuar nga Alex McLeish, pasi arbitri spanjoll, Manuel Enrique Mejuto Gonzalez, dha një goditje të lirë për vizitorët (italianët). Ish-lojtari i Milanit, Real Madridit, Interit, Chelsea dhe Romës, Panucci, tani është përgjegjës për drejtimin e Shqipërisë dhe shpreson që prania e tij mund të ketë sukses të ngjashëm kundër këtij vendi. Duke folur për mediat skoceze, më konkretisht për “The Herald”, trajneri kuqezi ka nënvizuar:
“Mbaj mend që shënova golin e fitores për Italinë në vizitën time të fundit në Skoci, por si menaxher i Shqipërisë, tani do të jetë shumë më e vështirë për të fituar në Glasgow. Goli im erdhi nga një goditje e lirë, e ekzekutuar nga Andrea Pirlo. Nuk mbaj mend se ka pasur ndonjë polemikë mbi dhënien e kësaj goditjeje të lirë. Por, sigurisht, atmosfera ishte fantastike, e pabesueshme. Mbaj mend ndeshjen dhe të luash në fushën e Skocisë është e vështirë për çdo ekip. Nëse unë i bëra tifozët e Skocisë të zemëruar atë natë, në vitin 2007, atëherë shpresoj të bëj të njëjtën gjë si trajner i Shqipërisë. Megjithatë, nuk është e lehtë të luash në “Hampden”. Shqipëria ka një kombëtare të mirë dhe unë do të thoja që të tria ekipet në grupin tonë të Ligës së Kombeve kanë shanse të barabarta për ta fituar të drejtën e vazhdimit më tej. Ne kemi lojtarë që luajnë në Itali, Gjermani dhe Zvicër. Kemi karaktere të mira, skuadra po ndryshon, kështu që kemi një kombëtare të re, por me shumë kualitet. Është një sfidë krejtësisht e ndryshme nga ajo e imja në “Hampden”, tani me Shqipërinë, sepse kemi të bëjmë me një vend të vogël. Sidoqoftë, kemi lojtarë të mirë, me cilësi”.
Panucci pranon se do të ishte e vështirë për skuadrën e tij, për t’i rritur shanset e kualifikimit në “Euro 2020”, duke u klasifikuar i pari i grupit përkatës në Ligën C të Ligës së Kombeve. “Skocia, tradicionalisht e gjithmonë ka pasur një kombëtare të mirë, – tha ai. – Sapo fillova në Genoa, kujtoj se ata luajtën në “Italia ’90”. Unë jam i befasuar që Skocia nuk ka qenë në një turne të madh prej kaq shumë kohësh, por shikoni Italinë, që humbi Kupën e Botës së kësaj vere. Ky është futbolli. Italia ka një histori të madhe, por tani nuk është në një moment i mirë. Këto gjëra ndodhin. Megjithatë, tani po mendoj vetëm për Shqipërinë dhe ne duam të fitojmë grupin tonë të Ligës së Kombeve, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Është një grup i vështirë. Të tria ekipet kanë një shans për të triumfuar.” .
Sigal