Ndeshja me Izraelin dhe Skocinë për Ligën e Kombeve, e gjen skuadrën kuqezi jo në gjendjen më të mirë, mes dëmtimesh e mungesës së minutave për një pjesë të mirë të lojtarëve. Tekniku i Shqipërisë, Christian Panucci, në konferencën për shtyp ka sqaruar zgjedhjet e tij, të lidhura me mungesën e Memollës, Alijit e Lenjanit që nuk luajnë por edhe vendimin për të thërritur Mavrajn pa skuadër, e Grezdën që vjen nga një dëmtim i gjatë. Nuk fshihet tekniku i kombëtares, por deklaron se Liga e Kombeve është fondamentale për Shqipërinë, edhe pse e ka një ide si duhet përballuar për të dalë me sukses.

KONFERENCA PER SHTYP E TEKNIKUT CHRISTIAN PANUCCI

Sa e ndjen Kombëtarja presionin?

Këtu nis rrugëtimi jonë për objektivin e madh në Europian. Kemi rikuperuar gjashtë lojtarë, të cilët kanë qenë deçizive. Presioni është për objektivin. Lajmi i mirë është rikthimi.

Rikthimi i Agollit…

Unë gjithmonë kam thënë për Agollin, që duhet t’i gjejmë një zëvendësues për shkak të moshës së tij. Por, asnjë moment nuk kam thënë që ai nuk do jetë pjesë e jona. Unë nuk e kam thënë kurrë, jemi në një situatë ku Lenjani, Memolla, Aliji nuk luajnë. Për shkak të përvojës, e kam grumbulluar, do shohim nëse do luajë apo jo. Në momentin kur nuk kombandon Kombëtarja, por komandojnë klubet për lojtarët e tyre, ne nuk kemi ç’bëjmë. Gjatë një viti të takimeve të Shqipërisë, kam thënë që do na duhet një mbrojtës tjetër në vend të Ansit. Ndoshta, edhe pas dy vitesh, nëse ai është në formë të mirë, do e marr. Edhe Karabaku ka marrë një mbrojtës të majtë. Kam thënë, që në miqësore duhej të gjenim një mbrojtës të majtë, dhe kur të na nevojitej, do e thërrisnim si tani. Duke parë që edhe Memolla e Aliji nuk janë. Në këtë moment, do na ndihmojë shumë, dhe do e thërrasim. Nëse pas dy viteve do na japë përsëri një dorë, pse jo.

Sa i sigurt jeni për këtë listë…

Jemi një skuadër e mirë, nëse do jemi të plotë. Dikush mendon se jemi Brazili, por nuk jemi ata. Mavraj ka kohë që nuk luan, Grezda po ashtu. Roshi e Sadiku të dëmtuar. Jam përpjekur të nis një skuadër eksperte, pasi këto kanë rëndësi. Agolli e Lika kanë oshilacione në prezencën në fushë. Nëse jemi një skuadër e plotë, bëjmë mirë siç kemi bërë ndaj Turqisë, Spanjës.

Shabani i Bajernit te Shqipëria?

Realiteti është, se Shabani nuk ka marrë ende një vendim, kjo është situata. Ai nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Këtë na ka kominukuar familja e tij.

Egli Kaja në Angli,  keni biseduar?

Nuk e kemi kontaktuar. Kemi shumë lojtarë, mbi 250 lojtarë. Janë edhe shumë që i kontaktojmë. Më bën përshtypje, edukata e lëkundur, pasi sido që të jetë, njeriu përgjigjet, dua të vij apo jo në Kombëtare. As nuk na kthejnë përgjigje.

Mungesa e Cikalleshit dhe Ramadanit në listë…

Aty ku mundesha, kam marrë ata lojtarë që kanë minuta. Për momentin, kam marrë lojtarë me më shumë përvojë, duke shmangur presionin e madh për këto ndeshje. Basha dhe Lilaj, janë në vend të Ramadanit. Cikalleshi ka luajtur pak minuta për momentin.

Grupi në këto ndeshje…

Jam i kënaqur që ky grup ka bërë mirë. Për sa i përket lojtarëve që luajnë pak, këta lojtarë nuk i përballojnë dot dy ndeshje. Edhe kundërshtarët tanë kanë probleme me të tilla ccështje, lojtarë që nuk luajnë. Kjo është situata, unë flas ccdo ditë me Grezdën, me Mavrajn. Ky i fundit po ndjek një terapi serioze. Është një lojtar i cili ka përvojë, por mund të luajë vetëm një ndeshje. Për fatin tonë, kjo është skuadra. Punoj ccdo ditë, ndryshe nga cc’ka flitet se vij rrallë në Shqipëri. Di gjithçka që ndodh me ta. Të gjitha këto situata duhet të shikohen e vlerësohen. Xhaka sapo është rikthyer nga dëmtimi, por ka një karakter të fortë, ka zjarrin brenda vetes, që na shërben shumë. Edhe Grezda, qoftë me 30 minuta.

Porta dhe moduli i lojës?

Problemi i fundit që kam, pasi të dy kanë cilësi, edhe pse Strakosha po luan më shumë. Ky është problemi më i fundit që kam. Pa Roshin, mund të ndryshojë sistemi deri diku. Ata luajnë me një sistem loje. Janë dy ndeshje shumë të ndryshme ajo me Izraelin dhe Skocinë. Këta të fundit të vënë në presion dhe duhet zjarr nga të gjithë lojtarët. Për ne ky kompeticion është i rëndësishëm dhe duhet ta nisim mirë.

Ndeshjet e radhës…

Janë dy ndeshje të ndryshme. Në Skoci, do të jetë një ndeshje zjarr. Por, për ne ky kompeticion është shumë i rëndësishëm, thelbësor. Duhet ta nisim sa më mirë, kundër Izraelit.Nuk dua t’i rikthehem të harxhoj energji negative me ndeshjet miqëosre. Tani jemi të përqendruar tek këto ndeshje zyrtare që kemi. Me Izraelin kemi fituar në transfertë, kemi humbur në shtëpi. Me Skocinë, luajmë në një ndeshje të zjarrtë. Nëse kemi grintën, do kemi një

Duka ka thënë që pres reagimin e skuadrës në shtator. Ju vendos në presion kjo gjë?

Duke qenë se kemi rikuperuar disa lojtarë, nuk ndjej presion. Duhet të japim një sinjal. Gjithçka që kam bërë me eksperimente, kanë mbaruar. Tani nis historia e vërtetë për Europianin. Kemi bërë një analizë të plotë me presidentin. Nuk dua të fshihem, për sa i përket momenteve delikate që kam kaluar. Më vjen keq për ata që nuk e kuptojnë, pasi kemi bërë gjëra të mira me Turqinë, Spanjën, Italinë. Tani gjithçka është zeruar, dhe fillon gara e vërtetë.