Panucci i rrëmben një tjetër super lojtar Greqisë, e konfirmojnë mediat helene

404
Sigal

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci por përgatit risi në listën për dy ndeshjet e para të Europianit 2020. Një prej tyre me shumë mundësi do të jetë Fiorin Durmishaj. 22-vjeçari pritet t’i bashkohet ekipit Kombëtar për 2 ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga portali grek “sportime.gr”, që shkruajnë se sulmuesi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së strategut italian. “Kombëtarja shqiptare po përgatitet të “vjedhë” një tjetër lojtar. Pas Mihajt, shkon edhe Durmishaj”, shkruan portali grek.

Sulmuesi 22 vjeçar këtë vit numëron 10 gola në 24 ndeshje, dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e kuqezinjve në grumbullimin e radhës. Durmishaj ka shkëlqyer në sezonet e fundit me fanellën e Panioniosit, teksa nuk mungoi interesi edhe nga Federata Greke, por mesa duket këtë herë FSHF ka qenë më e shpejtë.