Panucci godet në shenjë për “The Best”, “tradhton” italianët për çmimin trajneri më i mirë

678
“FIFA” nuk lë vend për hamendësime pasi ka treguar sesi kanë votuar trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve për çmimet që ajo shpërndau mbrëmë në ceremoninë gala të zhvilluar në Londër.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Chrisian Panucci, ka goditur në shenjë sa i përket çmimit “The Best”. Italiani ka vlerësuar me 5 pikë Cristiano ronaldo-n, me 3 pikë Lionel Messi-n dhe me 1 pikë Neymar. Diferenca me kapitenin Ansi Agolli në këtë pikë ishte se mbrojtësi 35-vjeçar vlerësoi me 1 pikë Gianluiggi Buffon dhe jo Neymar.
Panucci ka surprizuar shumë për vlerësimet që ka bërë për trajnerin më të mirë, duke mos ia dhënë pikët e plota asnjërit prej bashkëkombësve të tij. Zinedin Zidan e ka zgjedhur si më të mirin duke e vlerësuar me 5 pikë. Fitorja e Champions-it për të dytën herë radhazi, por edhe triumfi në kampionat e kanë bindur Panucci-n që të zgjedhë Zizunë si trajnerin e sezonit të shkuar.
Ndërkohë që tri pikë ia ka dhënë strategut të Juventusit, Masimiliano Allegri, dhe një pikë Diego Simeone-s. Interesant është fakti që Panucci nuk ka preferuar Conte-n, i cili ishte finalisti i tretë.
Në krahasim me Ansi Agollin dy zgjedhjet e para janë identike, me 5 pikë për Zidan dhe 3 për Allegri-n, por dallimi është se kapiteni ka vlerësuar me 1 pikë trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochetino-n dhe jo Simeone-n.
Sigal