Panucci flet për largimin nga Shqipëria: Shumë lojtarë luanin pak, mungonte profesionalizmi

448
Sigal

sh-trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij me kuqezinjtë, që ka zgjatur thuajse dy vite, si pasues i Gianni de Biasit. Strategu italian, i cili ende vijon të marrë rrogën në FSHF pas prishjes unanime, sot ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport”.

“Shumë futbollistë luanin pak dhe kohët e fundit ishte e vështirë të gjeje ide të përbashkëta dhe profesionizmi: m’u bë e vështirë që të përcillja apo praktikoja futbollin që kisha në kokë. Por, nuk kam asnjë peng: ishte një eksperiencë fantastike dhe Shqipërisë do t’i them gjithmonë faleminderit. Për gjithçka”.

Për “La Gazzetta Dello Sport” ai foli edhe në lidhje me futbollin italian, por kryesisht për fatet e Juventusit në Champions League.

I pyetur nëse Ronaldo do të luajë në ndeshjen e parë ndaj Ajax-it, 45-vjeçari mendon se Allegri nuk do të rrezikojë. “Unë mendoj se Allegri nuk do të rrezikojë nëse ka dyshimin më të vogël. Nuk besoj te kjo sindroma e humbjes së finaleve nga Juventusi. Historia e thotë, por nuk besoj. Kur pashë rikthimin që i bënë rezultatit ndaj Atletico Madridit thashë me vete: ‘Ky mund të jetë viti i tyre’”, deklaroi strategu italian.