Panathinajkos, me fitoren ndaj CSKA, ndriçon Bulevardin e 7-të si Kampion i EuroLeague

542
Jakup B. GJOÇA

Ndeshje si ajo e mbrëmshme, Panathinajkos – CSKA në OAKA, mund ta luajnë vetëm kampionët, sikurse janë Panathinajkos 6 herë Kampion i Europës në 20 vjetët e fundit dhe CSKA, që është kampione në fuqi. 

Rezultati gjatë gjithë ndeshjes ishte shumë pranë, ku në më të shumtën e herëve, Panathajkosi ishte përpara, me deri në 5 pikë, jo më shumë. Mirëpo CSKA me disa sulme të suksesshme, e barazonte shumë herë rezultatin, duke kaluar deri në 4 pikë përpara. Por vetëm kaq. Kjo dëshmonte rivalitetin e dy skuadrave, ku fituesi mund të ishte cilido, me shanse të barabarta. 

Por në fund, ndeshjen midis kampionëve, e fiton Kampioni në ardhje! E fitoi Panathinajkosi!

Rezultati i 4 pjesëve ishte: 20-17, 45-40, 58-55, 73-73! Në fund, pas shtesës 5 minutëshe, 85 – 80 për Panathinajkosin!

Panathinajkosi e detyroi CSKA të shënojë vetëm 73 pikë, ndërkohë, që CSKA ka sulmin më rezultativ në EuroLeague!!!

Edhe Real u detyrua të pranojë humbjen në OAKA nga Panathinajkosi, para dy jave, duke detyruar shumë të pranojnë që Panathinajkosi bëhet favoriti kryesor edhe për të fituar (për të shtatën herë) titullim Kampion i EuroLeague në finale e Stambollit!

Baskonia, u mund nga Panathinajkosi para një jave në Vitoria të Spanjës, duke pranuar klasin e lartë të Panathinajkosit, kur ndërkohë Baskonia ka fituar 2 herë ndaj Fenerbaçe të Obradoviç. 

Olimpiakos u mund në Pire nga Panathinajkosi, në gjysëmfinalen e Kupës së Greqisë, duke pranuar që Panathinajkosi është një klas më lartë.

OAKA është shndërruar në Kështjellë në EuroLeague, derisa Panathinajkosi ka rekordin më pozitiv 14-1, sa askush nga 16 skuadrat e tjera. 

Edhe pse CSKA ka organizatorët më të mirë të EuroLeague, (Si edhe buxhetin financiar më të madh se çdoskuadër tjetër) Kalathis me mbrojtjen e tij, u hodhi De Colo dhe Teodosiç pranga gjatë gjithë ndeshjes, të cilët shënuar nga 15 pikë secili, ndërsa në 17 sekondat e fundit të ndeshjes, sulmin e fundit të CSKA, kur rezultati ishte 73 – 73, Kalathis e detyroi De Colon të humbiste kontrollin! Ndërkohë që Teodisiç dha vetëm 3 asist për shokët e tij, një tregues shumë I ulët dhe ky është tregues i mbrojtjes së fortë nga Kalathis dhe Xhejms. Vetë Kalathis në fund të ndeshjes, kur rezultati ishte 71-73, realizoi dy pikët me gjuajte të lira, duke demonstruar qetësi dhe siguri edhe në sulm. 

Në shtesën e ndeshjes, CSKA u dorëzua e kapitulluar, përballë agresivitetit të Panathinajkosit, duke mos patur më fuqi të përballojë kampionët në ardhje, duke pranuar kokëulur dhe më përulje humbjen 85 – 80!!!

Së pari, Panathinajkosi, edhe pse nuk ka asnjë lojtar që të cilësohet “Ylli” I EuroLeague, ka lojtarë me personalitete, të cilët, me vullnet, me egoizëm professional, sikurse Singleton, Rivers, Kalathis, por edhe Burushis, Xhemjs, arrijnë që të shpërbëjnë çdo mbrojte të kundërshtarit, ndërkohë, që mbrojtja e tyre është e pathyeshme, edhe përballë lojtarëve agresivë, si De Colo, Teodosiç, etj. 

Së dyti, Panathinajkosi ka trainer në stol. Quhet Çavi Paskual. Është hera e parë, pas Epokës “Obradoviç”, që Panathinajkosi ka trainer të atillë, që arrin të marrë nga çdo lojtar maksimumin, sado individualist qoftë, sado anarshist në lojën e skuadrës ka qënë, dh eta bëjë pjesë në funksion të lojës së skuadrës, sikurse është tipik rasti i Xhejms. Lojtarët e Panathinajkosit, nëpërmjet disiplinës që u imponon Paskual, e kanë vënë veten në shërbim të skuadrës dhe jo të egoizmit të tyre. Paskual ka arritur që të metamorfosë lojtarët, duke u dhënë role të caktuara, duke u bërë igranazhe të strategjisë dhe taktikës së skuadrës, sikurse është rasti tipik i Pappas dhe i Burushit, ndërkohë që Gist, me rikuperimin e tij, dëshmon që është shpirti i skuadrës, në mbrojtje!!! 

Edhe Feldein dhe Gabriel japin maksimumin e vetvetes, me mbrotjen e sidomos me 3 pikëshat që shënojnë në çastet më të vështira për skuadrën, sa herë ata “ftohen” të vënë përpara rezultatin e Panathinajkosit. 

Paskual arriti që nga ndeshja në ndeshje Panathinajkosi të të rritet cilësisht, të gabojë më pak, të jetë i paparashikueshëm nga kundërshtari, të zbatojë skema taktike në përshtatje të çdo kundërshtari, kjo falë talenteve që kanë lojtarët e Panathinajkosit, por në çastet më vendimtare, lojtarët e Panathinajkosit të shpalosin Personalitetin, duke marrë pikë vendimtare nga cilido lojtar, atëhere kur topi peshon …1 ton!!!

Dje, 4 lojtarë të Panathinajkosit shënuan mbi 10 pikë, Rivers 17, Singleton dhe Xhejm 13 pikë, ndërsa Kalathis 12 pikë.

Singleton, edhe një herë tjetër, demonstroi që është lojtati më i qëndrueshëm në lojën e tij në të gjithë treguesit, në gjithë EuroLeague, në2 çdo ndeshje!!!

Fillimisht, në EuroLeague Panathinajkosi pësoi humbje, ngaqë nuk bindi se skuadra ishte një asambël, sepse lojtarët vetbesonin në aftësitë individuale, pa u harmunizuar ato në lojën e skuadrës. Sa shumë shprehën edhe mosbesimin se Panathinajkosi do të ishte në 8-s kualifikuese të çerekfinaleve!

Ndërsa tani, sidomos pas fitores së mbrëmshme ndaj CSKA, e treta fitore e madhe, pas fitoreve ndaj Real dhe Baskonia, tashmë të gjithë e shikojnë Panathinajkosin një ndër favoritët e titullit, bashkë me Real dhe CSKA. Është Panthinajkosi në rritjen e cilësisë së lojës, tashmë që tremb çdo kundërshtar. 

Së fundi, sportdashësit e Panathinajkosit! 
Ata janë më të zjarrtët, që bëhen lojtari i gjashtë në fushë. 20.000 spordashës në çdo ndeshje, duke tronditur spikologjinë e çdo kundërshtari. Pasioni i çdo lojtari të Panathinajskosit duket sikur e merr flakën, pikërisht nga pasioni i 20.000 spordashëve të vet!

Çasti më kulminant i ndeshjes ishte dalja në fushën e lojës, pas mbarimit të ndeshjes, i Thanasis Janakopullos, ishpronari, që së bashku me vëllanë Pavllon, një nga personalitetet që i dha Panathinajkosit gjithçka, duke e bërë skuadrën më fituese të EuroLeague në 20 vitet e fundit!

Thanasis Janakopullos i dha 20.000 spordashëve të Panathajkosit falenderimet, ndërkohë, që kori I 20.000 sportadhësve këndonte “Është (i çmendur- në kuptimin e mirënjohjes) fantastik Presidenti” ose në greqisht ( ine trelos, o proedros) «είναι τρελός ο πρόεδρος»! ).

Me fitoren e mbrëmshme, Panathinajkosi ngjitet në vendin e 4-të të klasifimimit, i vetëm me record rezultati 18 – 11, dhe me fitore ndaj Makabi në TelAviv, të enjten e ardhshme, ose edhe me humbje, por njëkohësisht me fitoren e Baskonia në Spanjë, del i katërti dhe ka avantazhin e fushës, në turin eleminator për të shkuar në Finalen e Stambollit!
Sigal