Pamjet e videos, Mikael Shumaker nuk shpëtoi njeri

634
Sigal

Ish-Kampioni i Botës në Formula 1 doli teta metra jashtë pistës. Gjermani ende në koma

Pamjet e marra nga minikamera e vendosur në helmetën e Mikael Shumakerit treguan se ai kishte ecuri me shpejtësinë e një skiatori të mirë, kur ai u përplas me një shemb dhe ra pa ndjenja. Investiguesit provuan se ish-piloti i Formula 1 se ishte të paktën tetë metra jashtë pistës kur ai u përplas. Prokurori që po ndjek çështjen, Patrik Kuinsi, tha se ai nuk mund ta vlerësonte shpejtësinë e 45-vjeçarit, por ai theksoi “se nuk është një element i rëndësishëm i investigimit”. Gjermani i famshëm u aksidentua më 29 dhjetor, dhe qysh atëherë ai ndodhet në koma i shtruar në një klinikë të Grenoblës, teksa doktorët e përshkruajnë gjendjen e tij kritike, por stabël. Duke folur në një konferencë për shtyp në qytetin francez të Albertvilit, prokurori Kuinsi, tha se “Shumakeri ishte dukshëm një skiator i mirë, por një nga slitat e skive goditi shëmbin dhe ai humbi ekuilibrin, duke i shkaktuar atij rrënien dhe goditjen me kokë të shkëmbit”. Koloneli Benua Vinman tha se, videoja tregon sjelljen normale të një skiatori në atë terren. Video është rreth dy minuta. Stefan Bozon, një nga policët lokalë të përfshirë në investigim, tha se skitë ishin në “gjendje perfekte” dhe se nuk kishin qenë ato shkaktare të aksidentit. Prokurori Kuinsi theksoi investigimet e tyre në lidhje me aksidentin e Shumakerit nuk ishin të ndryshme nga ato të ndodhura ma parë dhe të ngjashme me të. Ai tha se, ai kishte investiguar 50 raste të tilla.

Vetëm pak orë pasi në media doli lajmi se Mikael Shumaher mund të quhej thuajse jashtë rrezikut për jetën, njerëzit e kampionit të Formula 1 pohuan të kundërtën. Menaxherja e tij, Zabinë Kem, lëshoi një deklaratë ku shkruhej se gjendja e shtatë herë kampionit është e stabilizuar, por ajo theksoi se kurrë nuk ishte shprehur se tashmë ai mund të konsiderohet jashtë rrezikut.

”Shumaher është në gjendje që mund të konsiderohet si e stabilizuar, por jo si jashtë rrezikut për jetën”, – ishte deklarata. Shumi u aksidentua rëndë në 29 dhjetor në alpet e Francës, në Meribel, ndërsa po skijonte, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe në tru. E shoqja e tij, Korina, i ka kërkuar mediave që të largohen nga rrethinat e spitalit në Grenobël dhe ta lenë të qetë familjen si dhe stafin mjekësor që po bën ç’mos për ta shpëtuar kampionin e madh. “Ju lutem, lëreni të qetë familjen tonë, – shkruante ajo në deklaratën e saj, – ju lutem, na mbështesni në luftën tonë për Mikaelin. Për mua është shumë e rëndësishme që ju t’i lini të qetë mjekët që të punojnë pa presion. Unë ju ftoj t’u besoni deklaratave të tyre dhe të largoheni nga klinika”. Mikael Shumaker ka fituar shtatë kampionate botërore dhe ka regjistruar 91 fitore gjatë karrierës së tij 19-vjeçare. Ai fitoi dy tituj me skuderinë Beneton, në 1994 dhe 1995, përpara se kalonte te Ferrari në vitin 1996, me të cilin fitoi pesë tituj kampionë rresht në vitet 2000, 2001, 2002, 203, 2004.

 Gjatë qëndrimit dyjavor në Antalia, të kuqtë do të zhvillojnë tri ndeshje miqësore me ekipe të huaja

 Partizani, sot niset drejt Turqisë

 Partizani do të niset sot drejt Turqisë, atje ku për dy javë do të zhvillojë fazën përgatitore dimërore. Gjatë qëndrimit në Antalia, Partizani ka planifikuar disa ndeshje miqësore, teksa janë fiksuar takimet kundër gjermanëve të Darmshtadit, azerbajxhansve të Neftçit dhe miqësorja luksoze kundër rusëve të Anzhit, pikërisht në datat 11, 15 dhe 18 janar. Të kuqtë janë në kërkim të një kundërshtari të katërt, për ndeshjen e datës 22 janar. Këto miqësore do të synojmë jo vetëm testimin e skuadrës para fillimit të pjesës së dytë të sezonit, por në një vështrim më afatgjatë të përgatitemi edhe për sfidat europiane ku me siguri me pozicionin që zë në tabelë, Partizani do të marrë pjesë në Ligën e Europës. Drejtuesit e Partizanit ditët e fundit kanë hyrë në bisedime me një përgatitës atletik i cili është më se i nevojshëm në një ekip që synon të shpallet kampion në këtë sezon futbollistik, apo minimumi të luajë në Kupat e Europës. “Jemi në bisedime me një përgatitës atletik i cili mund të vijë së shpejti pranë skuadrës. Ende nuk është konkretizuar asgjë, megjithatë bisedimet janë në rrugë të mbarë. Ajo që mund të themi në këto momente është fakti që përgatitësi atletik me të cilin jemi në bisedime është nga Portugalia”, ka thënë zëdhënësi për shtyp i të kuqve, Olsi Ranxhi. Skuadra e kuqe prej kohësh nuk ka pasur shërbimet e një përgatitësi atletik

Miqësore

TIRANA–TËRBUNI 1-0

Tirana fitoi 1-0 miqësoren me Tërbunin e Pukës. Golin e vetëm të takimit e shënoi Gentian Muça.

KUKËSI-KASTRIOTI 1-0

Kukësi fitoi 1-0 miqësoren me Kastriotin e Krujës. Për kuksianët ka mjaftuar vetëm një gol i Cikalleshit.

  Rikuperohet Burim Kukeli, gati për Kombëtaren

 Burim Kukeli është rikuperuar plotësisht. Mesfushori kuqezi, i cili u aktivizua në katër ndeshjet e para të Kombëtares në fushatën eliminatore të Botëorit 2014,  qëndroi për një ë lojës prej gati një viti ka folur në këtë fillim faze përgatitore të Zyrihut, skuadrës së tij prej tre sezonesh. Në 2013-ën, gjatë një ndeshjeje miqësore me Belizonën, Kukeli ka thyer këmbën dhe iu desh që të qëndronte minimalisht nëntë muaj pa stërvitje dhe vetëm në nëntor nisi të merret me pak palestër. Ndërkohë tani Kukeli pohon se është rikuperuar totalisht: “Jam i kënaqur që kam lënë pas dëmtimin dhe kam nisur stërvitjen me skuadrën. Ne po përgatitemi seriozisht për të bërë një pjesë të dytë të sezonit edhe më të mirë. Objektivi? Duam që të fitojmë Kupën e Zvicrës dhe besojmë se është një objektiv më se i arritshëm. Natyrisht do mundohemi që të ngjitemi edhe në tabelën e renditjes në kampionat”,  ka thënë Kukeli. Aktualisht, Cyrihu gjendet në vend të shtatë me 22 pikë dhe shumë larg zonës europiane në Superligën zvicerane. Muajin e ardhshëm trajneri De Biazi mund ta grumbullojë Kukelin për të parë gjendjen e tij dhe për ta riafruar me grupin e rinovuar kuqezi, edhe se konkurrenca është shumë e madhe në qendër të mesfushës.

 Rei Manaj, talenti shqiptar i Sampdorias

 Një tjetër talent shqiptar pritet të shpërthej së shpejti në arenat ndërkombëtare. Fjala është për sulmuesin Rei Manaj që aktualisht luan me Sampdorian. 16 vjeçari me origjinë nga Lushnja ka thënë se është i kënaqur me paraqitjet e tij të deritanishme të Sampdoria. Pavarësisht, se ai akoma nuk i ka mbushur 16 vjeç, luan me skuadrën  U-18 të Sampdorias. Ai ka shënuar shtatë gola në po aq ndeshje, ndërsa 25 të tillë gjatë gjithë sezonit”. Manaj thotë ta ketë takuar edhe futbollistin me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafin, i cili aktualisht militon në ekipin A të Sampdorias. Ai ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare për të cilën thotë se nuk është kontaktuar  akoma  askush, por  që e  ka ëndërr  që një ditë të vesh  fanellën  kuq  e  zi. Kujtojmë se mediat italiane i kanë thurë elozhe talentit shqiptar duke e cilësuar atë me ikonën e klubit, Xhanluka Vialli.