Sigal

Ronaldo nuk iu bashkua kombëtares portugeze në Ligën e Kombeve, por sërish kombëtarja e tij triumfoi ndaj italianëve të drejtuar nga Mancini.

Në një ndeshje thuajse të barabartë, ai që bëri diferencën ishte pikërisht Andre Silva që një vit më parë e kishte të pamundur të çante mbrojtjet e skuadrave italiane kur ishte pjesë e Milanit.

Sulmuesi, i cili tashmë është pjesë e Sevillas në Spanjë, e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë.

Ndërkohë, Italia zbriti në këtë takim me shumë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj Polonisë, por sërish nuk arriti të marrë një rezultat pozitiv.