Organizohen “Guerrilsat”- Durrësi sikur “shtëpia” jonë

491
Sigal

Pritet një mbipopullim i tifozerisë së “Guerrilsave”

Takimi  Teuta- Partizani ka mobilizuar ultrasit e Partizanit që t’i fillojnë që tani pregatitjet për “Marshimin e madh”. Një nga pjestarët e grupimit “Guerrils” (A D)do të shprehej se këtë takim e luajmë në “shtëpin” tonë. Kur kemi qenë në shtëpinë tonë me pjesmarrje në Korccën e largët apo në Vlorë, takimin e Durrësit e konsiderojmë si  shtëpinë tonë. Nuk e kemi lënë Partizanin kur ka qenë në kategorinë e dytë, jo më tani që është në krye si me lojë ashtu edhe me pikë. Ka ardhur koha e Partizanit të madh. Do të jemi aty për ta bërë spektaklin jo vetëm në fushë por edhe në shkallët e stadiumit.

Teuta surpiza e Superligës, nga mbijetesa në pretendente

E ndërsa luftonin për të mbijetuar , tashmë  Teuta mund të quhet surpriza e këtij sezoni.Më shumë se vëndi i 3-të me vetëm 6 pikë larg Partizanit kryesues, tashmë  Teuta  është një realitet  pretendues. Ardhja në skuadër e trajneri Bledi Shkëmbi ka dhënë frytet e reja në skuadër por edhe blerja e disa lojtarve si: Isli Hidi, Tefik Osmani, Sherif Kallaku, Sekou Kamara, Olsi Teqja, Ditmar Bicaj, Gerhard Progni, Sidibe, etj,  e kanë bërë këtë ekip përtej “modestëve” . Ka ditë që në qytetin bregdetar është dhënë kushtrimi për të shtrënguar radhët, tifozë dhe ekip bashkë, në mënyrë që ta shndërrojnë në “ferr” ndeshjen e javës së 16-të për Partizanin.Përmes faqes së tifozëve durrsakë në Facebook, por edhe afisheve që po shpërndahen nëpër qytet, madje po vihen në vende të dukshme, në përmasa të ndryshme, ka ardhur thirrja e fortë: “Një punë intensive nga të gjithë për të LAJMERUAR të gjithë, që të shtunën e pret FERRI ekipin e Partizanit në “Niko Dovana”. Të gjithë aty për TEUTEN!”