Olsen jep dorëheqjen pas 15 vitesh, pas eliminimit të Danimarkës në Euro 2016

499
Morten Olsen, trajneri më jetëgjatë në drejtimin e një kombëtarje në Europë ka dhënë dorëheqjen, pasi dështoi për të kualifikuar Danimarkën në kampionatin Europian të Francës.
Danimarka humbi shansin për të prerë biletën për në Francë, pasi u mund nga Suedia në ‘Play- Off’ me rezultatin 4-3 në total.
Olsen ishte në drejtimin e danezëve që nga viti 2000, prej 15 vitesh. 
Sigal