Olimpiada 2020, zbulohet ëndrra e fundit e Buffon

509
Sigal

Edhe një vit tjetër, po. Pas largimit nga PSG, Gigi Buffon nuk ka ndërmend t’i “varë dorezat në gozhdë”, por të kërkojë një sfidë të re. Ndoshta në Itali. Postimi i publikuar në rrjetet sociale për të përshëndetur PSG, nga ana tjetër, ishte e qartë: “Sot aventura ime jashtë Italisë përfundon”. Aventurë, nga e cila ndoshta Buffon priste diçka më shumë.

Titulli i Ligue 1, praktikisht është një formalitet për kampionët francezë, por nuk mund të jetë i mjaftueshëm për PSG, që edhe një herë është eliminuar para kohe nga Champions-i.

Të luajturit në kompeticionin më të madh europian për klubet, portieri 41-vjeçar ndoshta mund ta provojë me Atalantën. “Corriere dello Sport” bën me dije se bergamaskët janë të interesuar për një njeri me përvojë si ai, për të debutuar me dinjitet në mesin e më të mëdhenjve të kontinentit.

Alternativë për Buffon është edhe rikthimi romantik te Parma, ose hipoteza Genoa, një ekip të cilin 41-vjeçari e ka mbështetur gjithmonë. Të gjitha këto mundësi, pa përjashtuar rrugën që e çon në Romë, ku Totti e takoi shokun e tij, Gigi, ditën e lamtumirës së De Rossi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, megjithatë, Buffon e ka idenë e qartë: të vazhdojë të luajë, për ta mbyllur karrierën si axurr, në Olimpiadën e vitit 2020.

Buffon, nga ana tjetër, në vitin 1996 mori pjesë në Olimpiadën e Atlanta, megjithëse ishte zëvendësues i Gianluca Pagliuca. Këtë herë, megjithatë, Gigi synon të jetë protagonist. Kjo duket ëndrra e fundit e një kampioni të pavdekshëm.