“Nxihet” fytyra e futbollit shqiptar me trukime ndeshjesh në mes të ditës

464
njëherë se, futbolli shqiptar është i kontrolluar më së miri dhe se lojtarët e kanë të kotë që zbresin në fushë, pasi rezultati edhe këtë herë ishte vendosur nga kolltukët e kafeneve apo zyrave, ku bëhen pazaret e trukimeve të ndeshjeve në mes të ditës. Rezultati i shumë diskutuar 4-2, në favor të Tërbunit ka treguar edhe njëherë mungesën e kontrollit ndaj skuadrave nga ana e Institucionit të Futbollit Shqiptar (FSHF) dhe se kjo e fundit si duket ende nuk e ka kuptuar se, nuk ka për detyrë vetëm të marrë masa dhe gjoba, por dhe të ushtrojë kontroll për mbarëvajtjen e ndeshjeve, klubeve, lojtarëve dhe “bluzave të zeza”, të cilat nuk janë të kontrolluara nga askush, përveçse nga ata që dinë të luajnë mirë “lojën” e trukimit të ndeshjeve, “lojë”, kjo e përsëritur thuajse në çdo ndeshje të luajtur në futbollin shqiptar. FSHF-ja me në krye Armand Dukën ka marrë në dorëzim vetëm të bëjë rolin e “ekzekutuesit” me gjoba dhe penalizime për ata që thyejnë rregullat e përcaktuara. Ndërkohë që FSHF-ja duhet të merret me kontrollin në tërësi të futbollit dhe gjendjes mjerane, ku është katandisur gjendja e futbollit në vendin tonë, kjo e fundit me lapsin në dorë nënshkruan masat për shkelësit dhe shumë mirë bën, por jo atëherë, kur nuk bën detyrën vetë e para dhe kërkon llogari ndaj atij që tashmë është nënshtruar nga “lojtarët” e trukimeve. Lidhur me ndeshjen e trukuar FSHF-ja ka njoftuar ditën e djeshme, se Komisioni i Etikës ka nisur zyrtarisht hetimet. Shumë mirë ka bërë! Por pse ky Komision kërkon informacione nga UEFA për ndeshjen Tërbuni-Bylisi? A thua të ketë qenë e pranishme ajo vetë apo të ketë organizuar dhe monitoruar sfidën e datës 18 nëntor mes Tërbunit dhe Bylisit. Ky komision vazhdon të çudisë me kërkesat dhe vendimet. Këtë gjë e ka bërë dhe herë të tjera, si në rastin flagrant të dënimit të Ilion Likës, ndaj të cilit është marrë vendimi pa qenë i pranishëm në fushën e lojës. Ky është Komisioni i Etikës, që nuk di se ç’bën, mbase vërtet nuk ka dijeni se çfarë duhet të bëjë, pasi të njëjtën gjë është duke bërë dhe drejtuesi i FSHF-së, i cili nuk di se çfarë ka në të vërtetë për detyrë të bëjë. Në ndeshjen e trukuar në mes të ditës edhe njëherë u pa qartë pakënaqësia e tifozëve, të cilët kontestuan menjëherë rezultatin përfundimtar të lojës, duke u shprehur se, vetëm ndeshje korrekte futbolli nuk ishte, duke vazhduar më tej në kor se, kjo ishte neglizhenca e vetëdijshme e radhës nga ana e FSHF-së me në krye Armand Dukën, i cili kërkon merita të panumërta, të pamerituara, ndërkohë që ai vetë, institucioni që ai drejton dhe futbolli shqiptar është tërësisht i zhytur në “llumin” e padrejtësive që po shkatërrojnë futbollin shqiptar. Kjo ishte “estrada e re e Ballshit” e ideuar më së miri nga profesionistë trukimesh të njohur, por të paprekur nga FSHF-ja. E njëjta estradë e vënë në lojë dhe në ndeshjen Tirana-Laçi, e cila përfundoi në barazim pa gola. Edhe kjo ndeshje e diskutuar si e trukuar nga tifozët e të dyja palëve që nuk kanë pranuar rezultatin përfundimtar, duke u shprehur: Lojtarët lëviznin sikur të ishin të punëtorë të ndonjë kooperative bujqësore e jo të Kategorisë Superiore!! Në portat e kundërshtarëve nuk kishte nevojë për… portierë!! Këto janë reagimet e tifozëve për ndeshjet e dala “bllof” për interesa të disa drejtuesve, duke i prishur përfundimisht imazhin futbollit shqiptar dhe larguar tifozët nga stadiumet, që ngjajnë së fundmi si “kafaze” bosh. 
Ja 7 shkeljet dhe masakrat që vazhdojnë t’i nxijnë faqen futbollit shqiptar
1. KF “Flamurtari” dhe KF “Partizani”, për sjellje të keqe të tifozerisë së tyre, dënohen secila me gjobë me vlerë 100.000 (njëqindmijë) lekë, bazuar në nenin 66 të KDS.
2. KF “Kukësi”, për sjellje të keqe të tifozerisë së saj, dënohet me gjobë me vlerë 200.000 (dyqindmijë) lekë, bazuar në nenet 66/1 dhe 66/3 të KDS.
3. Lojtari i KF “Skënderbeu”, Liridon Latifi, për sulm ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS.
4. Zyrtari i KF “Laçi”, Kastriot Rama, sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.
5. Lojtari i KF “Luzi 2008”, Krissel Prifti, për provokim të publikut, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 53 të KDS.
6. Zyrtari i KF “Gramozi”, Skënder Rustemi, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.
7. KF “Tërbuni” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kastrioti” U-17, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
Sigal