Nuk preferohet nga Solari, Isco bën sondazhin e çuditshëm

429
Sigal

Ulja në stol e Santiago Solarit ka lënë në hije mesfushorin Isco, i cili ka humbur formacionin te Reali i Madridit.

Një gjë e tillë u pa dhe ndeshjen e djeshme, ku përballë Valencias, spanjolli u aktivizua vetëm në minutën e 80-të në vend të Ceballos. Episod që ka cënuar gjendjen fizike të Isco-s, që nën drejtimin e Julen Lopetegui ishte njeriu kyç në skuadër.

Kjo situatë ka detyruar Iscon të marrë edhe mendimin e tifozëve, teksa në “Instastory” ka hedhur një sondazh me pyetjen: A jam i shëndoshë?, duke lënë të kuptohet se trajneri e ka penguar atë të luajë pasi e sheh futbollistin mbipeshë.