Sigal

Mbrojtësi i Chelsea-t, Davide Zappacosta, ka zbuluar se Interi e ka kërkuar gjatë merkatos së verës dhe pranoi se mund të largohet në të ardhmen, nëse nuk gjen një vend titullar në Angli.

26-vjeçari kaloi nga Torino te Chelsea në vitin 2007, por në sezonin e kaluar luajti vetëm 12 ndeshje, ndërsa sivjet, me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri, nuk është aktivizuar asnjë minutë.

“Dua të përpiqem të bind trajnerin, sepse kam si objektiv të jem titullar me klubin tim dhe të mbrojë vendin te kombëtarja italiane. Në verë refuzova kalimin te Inter, sepse jam i lumtur te Chelsea, por nëse nuk luaj do të rishikoj vendimin tim.

Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë në stol, do të luftoj për të bindur Sarrin, por nëse nuk jam në planet e tij atëherë do të largohem, edhe pse më vjen shumë keq sepse sapo jam përshtatur me gjuhën dhe ndihem shkëlqyeshëm me shokët e ekipit.”

Image result for zappacosta chelsea