Sigal

Juventusi mund të bëjë edhe një tjetër goditje të madhe në këtë merkato.

Sipas “Calciomercato”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë duke përgatitur një ofertë serioze për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Për të lehtësuar operacionin mund të jetë Jorge Mendes , i cili këtë verë në Torino ka transferuar Cristiano Ronaldo.

Nëse futbollisti vendos të mos shkoj në drejtim të Real Madrid, Manchester United ose PSG, atëherë Juve është i gatshëm të paguaj 100 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.