Nuk mjaftohet Ronaldo, Juventusit duhet ti bashkohet dhe ky lojtar i Realit…

429
Sigal

Real Madridi u largua nga Camp Nou me rezultat pozitiv 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, por Marcelo ishte përsëri në qendër të vëmendjes.

Forma e dobët e mbrojtësit të majtë brazilian nuk po tregon shenja përmirësimi, por trajneri Santiago Solari i qëndron besnik lojtarit të tij.

Kohëve të fundit është raportuar se Cristiano Ronaldo, i cili e braktisi Real Madridin në verë për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro, po tenton ta bindë Marcelon t’i bashkohet atij në Torino.

Por, pas El Clasicos, Solari këmbënguli se Marcelo është njëqind për qind lojtar i Real Madridit.

Marcelo është kapiteni ynë i dytë. Ai është njëqind për qind i Real Madridit dhe ne duam ta shohim në formën e tij më të mirë”, tha Solari.