Nuk kanë fund “telashet” për Panuçin, dëmtohet një tjetër futbollist i Kombëtares

573
Sigal

Nuk kanë fund problemet e dëmtimit për Kombëtaren e Shqipërisë, në prag të miqësores së ditës së nesërme që do të luhet ndaj Kosovës.

Ermir Lenjani, mbrojtësi i krahut të majtë është dëmtuar gjatë stërvitjes dhe me shumë mundësi do të humbasë sfidën e nesërme. Pak ditë më parë humbi sfidën edhe mbrojtësi tjetër i majtë, Binaku, teksa tani, e vetmja alternativë e mbetur në krahun e majtë, është Hysen Memolla, i cili pritet ta nisë takimin si titullar.

I larguar nga grumbullimi i Kombëtares u largua pak ditë më parë edhe sulmuesi shkodran, Armando Vajushi.