“Nuk ka pse blejmë sulmues”, deklarata ‘bombë’ e Presidentit të Realit: Kemi më të mirin në botë

40

Florentino Perez mendon se klubi e tij nuk ka nevojë të blejë një sulmues tjetër me peshë, pasi mendon se ka një klub i cili mund të konkurrojë në nivelet më të larta pavarësisht largimit të Kristiano Ronaldos. Në një intervistë të publikuar nga “France Football” ai ka shpjeguar se cila është ideja e tij për “los blancos”.

“Unë insistoj që kemi skuadrën më të mirë në botë dhe trofetë e fituar na japin të drejtë. Nuk dalim për të blerë thjesht se duhet bërë. Për shembull kam lexuar apo dëgjuar në media gjatë shumë viteve se Madridi kishte nevojë të blinte një “9” kur realiteti tregon qartësisht se Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë. Ajo që kemi bërë gjithsesi është afrimi i lojtarëve shumë të rinj që të jenë protagonistë në të ardhmen. Emra si Vinicius apo Rodrigo. Ky i fundit ishte edhe kandidat për trofeun Kopa”, – shpjegoi Perez, shkruan vipsport.

“Lojtarët e Real Madrid kanë fituar “Topin e Artë” në tre vitet e fundit. Jemi shumë të lumtur për Modricc, për mënyrën se si luan futboll dhe atë që përfaqëson. Ai është pjesë e legjendës tonë dhe përfaqëson vlerat tona. Jam i bindur që të rinjtë që kemi në klub do të jenë kandidatë në të ardhmen për një trofe të tillë”, – shpjegoi presidenti i Realit.