Nuk ka “Mission Impossible” për Barçën, mund PSG 6-1 dhe kualifikohet

517
Barcelona ka arritur të bëjë të pamundurën. Edhe pse dukej e paarritshme, djemtë e Luis Enrikes ia dolën të kualifikohen në çerekfinalet e Champions League.
Kampionët e Spanjës mundën Paris Saint Germain me rezultatin 6-1 duke hedhur poshtë fitoren e mrekullueshme të Parisit 4-0 në ndeshjen e parë.
Goli i parë në takim erdhi nga Luis Suarez në minutën e tretë, ndërsa Laycin Kurzaëa ngriti epërsinë e vendasve duke shënuar autogol dhe me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushim.
Direkt pas pushimit, Messi trefishoi rezultatin duke rritur shpresat për kualifikim. Por ishte Cavani që qetësoi mysafirët për një moment me golin e tij.
Barcelona nuk u dorëzua deri në fund, dhe arriti të shënojë dhe tre herë të tjera duke ngritur në këmbë Camp Nou-n.
Sigal