Nuk ka gola në Meaza, Lacio i falet “duarve” të Strakoshës

710
Inter dhe Lacio kanë ndarë pikët në sfidën e zhvilluar në “Giuseppe Meaza”, me dy skuadrat që pavarësisht se e kërkuan golin deri në sekondat e fundit e mbyllën vitin 2017 në barazim të bardhë pa gola. 
Të besuarit e Inzaghi “rrëmbyen” një pikë të vyer edhe falë gardianit shqiptar Thomas Strakosha. 
Siç jemi mësuar ta shikojmë dhe në ndeshjet e këtij sezoni, portieri shqiptar tregoi vlerat e tij dhe kundër të besuarve të Spaletti-t, duke mos lejuar Perisiç e Candreva që ta mposhtin. 
Me këtë rezultat Inter e mbyll vitin 2017 në vendin e 3-të me 41 pikë, ndërsa Lacio e Strakosha e Tare mban vendin e 5-të me 37 pikë dhe me një takim për të zhvilluar.
Sigal