Nuk ka fitore në tavolinë për Kukësin, Laçi dënohet me pesë ndeshje pa tifozë

484
Sigal

Mbledhja e djeshme e Komisionit të Disiplinës ka vendosur që të dënojë me 5 ndeshje fushën e Laçit, ndërkohë nuk ka marrë parasysh ankimin e Kukësit për fitore në tavolinë

Mbledhja e djeshme e Komisionit të Disiplinës, ashtu si u parashikua, solli vendimet në lidhje me zhvillimet dhe shkeljet e bëra në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar për javë që lamë pas. Në fakt këto vendime erdhën direkt pas vendimeve që mori edhe Komisioni i Etikës sa i përket “zhvillimeve” më të hershme, t disa javë më përpara, për dyshimet mbi trukimet e ndeshjeve.  Komisioni Disiplinor kësaj radhe kishte shumë për të shqyrtuar, ku binte në sy dhuna e shfaqur në Laç dhe pretendimet e skuadrës kuksiane që të fitonin takimin në tavolinë, duke qenë se Smajli mbeti i dëmtuar nga sendet që hodhën në fushë tifozët e Laçit. Një pjesë e shqyrtimit është marrë parasysh, duke dënuar kështu skuadrën e Laçit me 5 ndeshje pa tifozë, në ndeshjet që luajnë brenda. Në vendimin e deklaruar, Laçi dënohet për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës, thirrjeve ofenduese, akteve të dhunës që shkaktuan edhe ndërprerjen e ndeshjes. Sigurisht që ngjarje të tilla nuk i kanë munguar këtë sezon Superligës shqiptare, ku pothuaj në çdo javë të luajtur të kampionatit shqiptar, ka pasur tejreagime të tifozëve, ku mund të përmendim rastin e Shkodrës apo edhe atë të Elbasanit. Siç duket, vendimet disiplinore, sado të “forta” nuk pinë ujë në perceptimet e tifozëve, që duket se duan më shumë dhunën sesa sportin dhe zhvillimet normale të tij. Nga ana tjetër, duke lënë mënjanë këtë pjesë, Komisioni është ndalur që të shikojë edhe kërkesën ose ankimin e klubit të Kukësit për të fituar ndeshjen në tavolinë, duke parë dëmtimet që morën gjatë zhvillimit të takimit, ku u ndërpre ndeshja disa herë, si pasojë edhe e dëmtimit të një prej futbollistëve të tyre, Smajlit. Me arsyetimin e saj, Komisioni nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke u shprehur se kjo binte ndesh me rregulloren, duke qenë e pabazuar në Rregulloren e Kodit të Disiplinës Sportive. Rasti tjetër shumë i përfolur javët e fundit,m ai i Olajinkas, nuk është shqyrtuar aspak dje nga Komisioni, pasi është vendosur që të shtyhet për javën e ardhshme. Ankimin në këtë rast e ka ngritur skuadra e Bylisit, që pretendon të hedhë poshtë cilësimet që Kukësi nuk e ka ditur që Olajinka ishte nën kontratë me ata kur ka siguruar Kukësi shërbimet e tij, në kohë kur edhe u drejtua tek ekipi i Skënderbeut.  Ndërkohë në vendimet e tjera, ceket edhe Vllaznia që për sjelljen e gabuar të tifozerisë së saj dënohet me gjobë në vlerën 100 mijë lekë, por nuk ka shpëtuar nga syri kritik edhe trajneri Raineri, ku për shkak të protestave të bëra gjatë ndeshjes  me Tiranën, protesta këto që erdhën si reagim ndaj vendimeve të arbitrit, do të dënohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Po ashtu, nga skuadrat e Superligës është edhe Partizani që dënohet me gjobë, ku për shkak të sjelljes së gabuar të tifozerisë së saj dënohet me 100 mijë lekë gjobë.

 “Lufta e Ftohtë” Partizani-Skënderbeu/ Starova: Nuk na ndihmuan arbitrit, Takaj të mos i hedhë benzinë zjarrit

Deklaratat e presidentit të Skënderbeut, Takaj, ku tha se Partizani mori ndihmë nga arbitri i ndeshjes duke thënë se “Meta ndihmoi çunat e lagjes”, duket se nuk i kanë pëlqyer shumë klubit kryeqytetas që nuk kanë ngurruar të reagojnë nepërmjet një deklarate zyrtare të tyren, me anë të drejtorit të përgjithshëm, Starova: “Klubi Partizani kërkon ti bëjë me dije kreut të klubit të Skënderbeut që të mos merret me deklarata boshe ndaj drejtuesve dhe tifozerisë së kuqe. Citimit të Takajt  “Meta ndihmoi çunat e lagjes” klubi i kundërpërgjigjet duke i kujtuar Takajt se përgjatë këtij sezoni futbollistik kryesori Meta ka gjykuar skuadrën e Partizanit vetëm në dy takime, derbin ndaj Tiranës dhe ndeshjen e luajtur së fundmi në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.
Duket se kryesori Meta qenka anashkaluar tashmë nga lista e gjyqtarëve që prej vitesh prenotojnë ndeshjet për të gjykuar ekipin e Skënderbeut. Në përballjen e “Niko Dovanës” Në deklaratat e tij Takaj shfaqet mjaft kontradiktor teksa ditë më parë pohon se ky është një kampionat korrekt dhe titulli do të vendoset nga përballjet direkte, ndërkohë që së fundmi ndryshon kurs teksa pohon se Skënderbeun s’duan ta lejojnë të dal kampion. I kujtojmë presidentit Takaj që të mos i hedh benzinë zjarrit duke tentuar të prish reputacionin e klubit legjendar Partizani në futbollin tonë”.

Skandal në Ligën Ballkanike të Basketbollit, tifozët malazezë sulmojnë basketbollistët e Prishtinës

 Mbrëmë filloi (por nuk u zhvillua) takimi për Ligën e Ballkanit në Basketboll mes Sutjeskas së Malit të Zi dhe Prishtinës, takim që u luajt në Nikshiq por që çdo gjë doli jashtë çdo parashikimi dhe kontrolli,  ku tifozët e skuadrës malazeze kanë reaguar shumë keq duke hedhur sende ndezëse në parket dhe duke sulmuar lojtarët e Prishtinës. Gjatë kohës që është ndërprerë ndeshja, ekipi Sigal Prishtina ishte në përparësi 18-14, duke sjellë irritim edhe më të madh të tifozerisë vendase. Në çastet e parë të ndërprerjes erdhën reagime të shumta mediatike, ku një ndër to ishte edhe bindja se Prishtina kishte fituar ndeshjen në tavolinë, por në një reagim zyrtar të klubit kosovar është mohuar një gjë e tillë duke bërë të ditur se vendimi mbi ndërprerjen e ndeshjes do të merret ditën e premte, pra nesër. Nga gjithë kjo ngjarje, pesë basketbollistë prishtinali kanë pësuar dëmtime të lehta, duke e ndërlikuar edhe më shumë situatën për malazezët. Duhet thënë se sjellja e ekipit vendas ishte shembullore, por çdo gjë mori zhvillim nga një grup “tifozësh” problematikë që e sollën gjendjen deri në ndërprerjen e ndeshjes dhe në bazë të të dhënave filmike, kjo ndeshje do të fitohet në tavolinë nga Prishtina.

Mamurrasi fiton ndaj Adës, vazhdon “ndjekjen” ndaj Tërbunit

U luajt dje ndeshja e prapambetur e Kategorisë së Parë mes Adës së Velipojës dhe Mamurrasit ku këta të fundit fituan me rezultatin 3-1. Një ndeshje e qetë dhe pa shumë probleme kjo për Mamurrasin që në këtë mënyrë vazhdon të jetë në ndjekje të vendit të parë, ku tani i ndan vetëm një pikë, ndërkohë që edhe në ndeshjen e javës së ardhshme të Kategorisë së Parë, Mamurrasi do të ketë përballë ekipin e Kamzës ku padyshim është një takim më i vështirë se ndaj Adës, që për fat të keq vazhdon dhe mban vendin e fundit duke mos arritur që të bëjë përmirësime në rrugën e nisur. Nga ana tjetër, në këtë javë të 13-të të kampionatit, luhen ndeshje të forta, ku bie në sy Tërbuni-Burreli në grupin A dhe Dinamo-Tomori në grupin B. Deri më tani, ndeshjet e para të fazës së dytë treguan edhe një herë forcën e secilit ekip, ku nuk zhgënjyen përsëri skuadrat pretendente, që nga Tërbuni e deri tek Lushnja, që arriti të fitonte pikërisht ndaj Dinamos, duke u shkëputur kështu në renditje. Rivaliteti që ekziston për titull sa vjen dhe shtohet, duke parë që vetëm nga një ekip për grup mund të kualifikohet, ndërkohë që aktualisht vendet janë “zënë” nga Tërbuni dhe Lushnja, ku rivalët