“Nuk flas për atë person”, Marcelo thyen premtimin dhe ndjek Pique-n në Instagram

218
Marcelo ka filluar të ndjekë Gerard Pique në Instagram. Një gjest që kanë befasuar pak a shumë të gjithë, veçanërisht pas deklaratave të bëra nga lojtari i Real Madrid, i cili ka thënë se nuk donte të fliste për “atë person” duke iu referuar pikërisht katalanasit (deklarata këto të bëra në pranverë).
Disa ditë më parë, ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, i ka dhënë një intervistë ish-shokut të tij te Barcelona, Pique, për “Player’s Tribune”. Bëhet fjalë për një projekt ku kanë aderuar shumë sportistë, jo vetëm futbollistë, dhe nëpërmjet të cilit vetë ata mund të shprehen pa asnjë filtër (duke rrëfyer edhe detaje të jetës personale), shkruan telesport.
Ky duket se është motivi pse Marcelo ka vendosur ta ndjekë Pique në Instagram, duke parë se të dy lojtarët janë pjesë e këtij projekti.