Nuk është Strakosha, Napoli shpenzon 25 mln euro për të gjetur zëvendësuesin e Reina-s

575
Sigal

Në fund të sezonit që lamë pas Napoli ndërpreu marrëdhëniet me Pepe Reina që u largua drejt Milanit, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen në merkaton e verës për të gjetur zëvendësuesin.

Jo më larg se të hënën në Itali gazetari Rafaele Auriema i sugjeroi Ancelotti-t të blinte Thomas Strakoshën, portierin e Lazio-s, por raportimet e fundit tregojnë se shqiptari nuk do të lëvizë nga kryeqyteti.

Kjo për faktin se Napoli e ka gjetur tashme zëvendësuesin e spanjollit të larguar. “Sport.es” shkruan se Napoli ka arritur marrëveshjen 25 mln euro për portierin e Bayer Leverkusen, Bernd Leno.

BerndLenoVfBStuttgartvBayer04Leverkusenoy_asFZcrm2x

Ndërsa vetë portieri gjerman sipas këtij raportimi e ka arritur marrëveshjen me Napolin që javën e kaluar.