Nuk e përballon sëmundjen, ndahet nga jeta 20-vjeçari i Boavistës

666
Rreth dy javë më parë, klubi portugez i Boavistës, bëri një gjest human, pasi i kishte zgjatur kontratën futbollistit Edu Ferreira, në mënyrë që ai të fokusohej plotësisht në betejën e tij kundër kancerit, dhe të mos të mendonte se ishte një futbollist pa kontratë. Kështu, klubi shpresonte që gjesti t’i jepte forcë lojtarit, por nuk zgjati më shumë se kaq. Fatkeqësisht dje, futbollisti 20-vjeçar Edu Ferreira, e humbi betejën me sëmundjen, pas një beteje 1-vjeçare. Vetë Klubi e njoftoi ndarjen nga jeta, ku shkruhej: “Të kuptosh lojën mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur e keqja të troket në derë, pasi sapo kemi humbur njeriun tonë. Do ta dedikojmë këtë ditë që të kujtojmë momentet e mira që kemi kaluar së bashku. Humbja është e madhe dhe zemrat tona nuk do ta harrojnë kurrë. Sot, parajsës i është shtuar një tjetër yll. U prehsh në paqe, Edu!”.
Sigal