Trajneri i VENTUS, Jurgen Fici: Do të tregojmë vlerat tona më të mira

272

I qetë, por i saktë në ato që deklaron, trajneri i ekipit të notit VENTUS në Durrës, deklaroi për gazetën “Telegraf”, se duke qenë në përbërje me notarë të moshës deri në 12 vjeç, ekipi i tij do të ketë një përfaqësim dinjitoz në veprimtarinë Ndërkombëtare “Kupa e Teutës 2018”. “Është një veprimtari që edhe për mua si trajner ka sjellë emocione, por VENTUS do të bëjë një përfaqësim dinjitoz. Ekipi ynë e ka pjesën më të madhe të notarëve në moshën deri në 12 vjeç, por nga të gjithë unë pres rezultate të larta. Në këtë Kupë, ne si ekip do të tregojmë vlerat tona më të mira, se jemi e ardhmja e notit, jo vetëm në Durrës”, ishte kjo deklarata e trajnerit të ekipit VENTUS në Durrës, Jurgen Fici.