Sigal

NOT: FSHN, zhvillon aktivitetin përmbyllës të vitit

Nga data 22-23 Dhjetor “Takimi Mbarëkombëtari i Notit”

Federata Shqiptare e Notit në bashkëpunim me Akademinë e Notit “Stela”, organizon nga data 22-23 dhjetor 2018, “Takimin Mbarëkombëtar të Notit”. Për të tretin vit radhazi në kujdesin e Federatës Shqiptare të Notit dhe të Presidentit të saj z. Agim Çiraku organizon në ambientet e Akademisë së Notit “Stela”, aktivitetin e quajtur “Takimi Mbarëkombëtar i Notit” në pishina të mbyllura. Në këtë aktivitet marrin pjesë rreth 150 notarë të moshave të ndryshme dhe aktiviteti zhvillohet në dy kategori notarësh. Në kategorinë A, gara zhvillohet në të gjitha disiplinat si për femra ashtu edhe për meshkuj nga mosha 15 vjeç dhe lart dhe në kategorinë B marrin pjesë notare femra dhe notarë meshkuj nën moshën 14 vjeç. Sipas organizatorëve të këtij eventi qëllimi i këtij aktiviteti është, të mbajë në tonus dhe të certifikojë formën e notarëve, për garat e vitit 2019. Në këtë event sportiv marrin pjesë 6 ekipe: -Ekipi “Stela” që përfaqësohet me 53 notarë dhe konkurron në të gjitha disiplinat si për femra dhe për meshkuj si dhe në të dy kategoritë e konkurrimit. -Ekipi “Eagle” me 20 notarë që konkurron në të gjitha disiplinat dhe në të dy kategoritë femra dhe meshkuj. -Ekipi Teuta me 21 notarë me të njëjtin pjesëmarrje në të gjitha disiplinat dhe në të dy kategoritë si për femra dhe për meshkuj dhe me numër më të kufizuar marrin pjesë ekipet “Tradita”, “TDS” dhe “Vlora Not”. Aktiviteti do të gjykohet nga kolegjiumi i gjyqtarëve të Federatës Shqiptare të Notit nën mbikëqyrjen e drejtuesve të

Federatës.