Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Kampionati brenda pritshmërive, rekordet dhe disiplina, suksesi më i madh. Mirënjohje për US Polo A.S.N dhe z. Agron Shqarri për mbështetjen që i bëri kampionatit

169

Presidenti  i FSHN: “Më duhet të falënderoj firmën US Polo A.S.N me presidentin Agron Qarri për sponsorizimin që bëri në këtë kampionat. Katër rekorde kombëtare nuk janë pak në një garë të rriturish”

Agim Çiraku: Kampionati brenda pritshmërive, katër rekorde për të rritur nuk janë pak

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka qenë më shumë se sa i kënaqur në përfundim të kampionatit të të rriturve dhe të rinjve. Për të është shumë e rëndësishme që kampionati u zhvillua në qetësi dhe pati rezultate shumë të larta. “Mund të them – shpjegon i pari i notit shqiptar – që rezultatet ishin shumë të larta, pati rivalitet dhe garë, por mbi të gjitha dhe cilësi. Nuk duhet të harrojmë që për herë të parë në një kampionat na është ofruar një firmë sponsorizuese, e cila ka dhuruar disa bluza për vendet e para. Nuk është pak për aq sa kemi mundësi ne dhe gjej rastin ta falënderoj firmën US Polo A.S.N me president Agron Qarrin për gjithçka që ka bërë në këtë kampionat. Do të thotë që tek ne po nis të funksionojë ligji i sponsorizimi, ashtu sikurse është, por po jep efektet e duhura”. Ndërkohë Çiraku ka folur dhe për mungesë e sportistëve, që do të jenë përfaqësues të Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Koresë së Jugut. “Të gjithë janë duke u përgatitur për Botërorin e Koresë së Jugut. Janë jashtë një pjesë e mirë dhe ata i kanë bërë garat e tyre në Shqipëri. Ne shpresojmë që të kemi rezultate të mira prej tyre, ashtu sikurse patëm në këtë kampionat, ku katër rekorde të thyera, tre për të rritur dhe një për fëmijë, nuk janë pak. Ndaj unë jam i kënaqur me përfundimin e këtij aktiviteti”, ka përfunduar presidenti Agim Çiraku.