Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Aktiviteti, shkëmbim eksperience me vëllezërit e një kombi, të një gjuhe e një gjaku

701
Sigal

Agim Çiraku: Aktiviteti, shkëmbim eksperience me fqinjët për të mirën e notit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka qenë më shumë se sa i kënaqur me organizimin e aktivitetit të dytë ndërkombëtar “Teuta Cup 2019”. Një aktivitet që tashmë është në kalendarin e Federatës Botërore të Notit, ndërsa për çdo vit kërkon një organizim ndryshe. “Për mua – thotë Çiraku – ky aktivitet është një shkëmbim eksperience me fqinjët, sidomos me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën. Kemi çfarë të marrim për të pasur gjithmonë e më shumë notarë dhe rezultate cilësore. Rezultatet tona kanë ardhur gjithmonë në rritje. Nuk duhen harruar rekordet e Thoma Dunit. Shpresoj që në vazhdim të kemi rezultate cilësore në të gjitha aktivitetet që kemi në vazhdim si kombëtare, ashtu dhe ndërkombëtare. Sa më shumë aktivitete, aq më shumë cilësi për notin dhe rezultate e rekorde. E këtij aktiviteti në Durrës nuk i munguan. Ndaj dhe jam shumë i kënaqur me gjithçka që u zhvillua për tre ditë në qytetin bregdetar”, ka theksuar Çiraku në përfundim të “Teuta Cup 2019”.