Sigal

Kupa e Shqipërisë, event që duhet vlerësuar më shumë nga pjesëmarrësit, ne presim rekorde kombëtare

 Nga Agron KAJA

Si janë zhvilluar përgatitjet me notarët tuan në AN “Te Stela”, për garat e Kupës së Shqipërisë?

Në fakt, nuk kemi pasur shumë kohë për tu përgatitur për garat e Kupës. Ky aktivitet më shumë u jep mundësi ekipeve që nuk kanë pishina stërvitore dhe, duke qenë në një periudhë pushimesh, ekipet tona do të kenë mungesa të notarëve, sidomos te femrat.

Po pjesëmarrje në të gjithat garat, do të keni në këtë veprimtari?

Për meshkujt po, sepse edhe pjesëmarrja do të jetë e madhe, ndërsa për femrat nuk jam i sigurt për numrin që do të kemi në dispozicion në dy ditët e garave. Gjithsesi, deri të shtunën do të ketë zhvillime të reja edhe te femrat, dhe besoj se do marrim pjesë me to në të gjitha garat.

Në raport me garat e Kupës së Shqipërisë 2017, cilat janë ndryshimet e ekipeve të AN “Te Stela”?

Nuk mendojmë se do të kemi ndonjë ndryshim të kursit tonë të garimit, e mes tyre të synimeve që mund të arrijmë. Në raport me garat e Kupës së sezonin e kaluar, ndoshta vetëm pjesëmarrja mund të jetë evidentë, në kuptimin e numrit të notarëve.

Duke qenë se Kupa e Shqipërisë është veprimtaria e fundit e vitit në pishinën 50 m, cilat janë synimet e AN “Te Stela”?

Në të gjitha veprimtaritë kombëtare, ekipet tona synimet i kanë të pandryshuar: vetëm fitore. Në sezonin e kaluar ne ishim fitues në disa gara, por edhe në renditjen e përgjithshme. Këtë do të synojmë edhe këtë herë, ku me sa duket edhe kushtet e motit do na ndihmojnë.

Po vetë notarët tuaj (m-f), prisni thyerjen e rekordeve kombëtare?

Në të tilla raste, unë mundohem që të mos flas para kohe. Nisur nga përgatitjet që kemi bërë, te moshat e reja pres i sigurt thyerjen e disa rekordeve kombëtare, te moshat e rritura t’ia lemë garave. Por, pa rekorde AN “Te Stela” nuk do të dalë nga garat e Kupës së Shqipërisë.

Në synimet tuaja, do të ketë ndikim në rezultate, hapësira rreth 50 ditore pa gara zyrtare?

Po, dhe ka ndikim shumë të keq në këtë rast. Sepse notarët vijnë pas një periudhe pushimesh, ku edhe nuk janë stërvitur sistematikisht. Më shumë mbetemi te bazat e përgatitjes vjetore, pasi për këto gara të Kupës së Shqipërisë, vetëm dy javë përgatitje po bëjmë.

Cili është mesazhi juaj për garat e Kupës së Shqipërisë?

Për të gjithë ekipet, uroj që të kenë sa më shumë notarë në gara. Edhe pse në pjesëmarrje, mendoj, se do të kemi problem, notarët tanë këtë Kupë e presin me kënaqësi, dhe konkurruesit tanë, të cilët i uroj që të jenë protagonistë në rezultate të larta.

Në të gjitha veprimtaritë kombëtare, ekipet tona synimet i kanë të pandryshuar: vetëm fitore. Në sezonin e kaluar ne ishim fitues në disa gara, por edhe në renditjen e përgjithshme. Këtë do të synojmë edhe këtë herë, ku me sa duket edhe kushtet e motit do na ndihmojnë.

Maratona Kombëtare e Veteranëve të Notit në Sarandë, moment nostalgjie e

Duke qenë njëherësh edhe President i Shoqatës së Veteranëve të Notit në Shqipëri, Sadik Mema deklaroi dje për gazetën “Telegraf”, se në këtë veprimtari që zhvillohet më 9 shtator në Sarandë, veç garimit, do të ndahen edhe diploma e dhurata. “Maratona e Sarandës, e cila do të zhvillohet në datën 9 shtator, pritet të jetë një veprimtari e bukur. Përveç nostalgjisë së moshës, pjesëmarrësit kanë mundësinë e takimit, të shkëmbimit të mendimeve e kujtimeve, ndaj me këtë rast i ftoj të jenë aty nga e gjithë Shqipëria. Diplomat, shpërblimet e dhuratat besoj se do ta bëjnë edhe më atraktive këtë event”, kështu theksoi dje Presidenti i Veteranëve të Notit në Shqipëri, Sadik Mema.