Kampionati Kombëtar i notit/ Sot finalet e mëdha për titullin kampion për të rritur. Ja rezultatet teknike të ditës së parë për të rinj e të rritur

986
Sigal

Kreu i KOKSH Viron Bezhani: Kjo federatë është model i cilësisë dhe masivitetit

Viron Bezhani: Kjo federatë ka ecuri të mirë në cilësi dhe masivitet

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Kombëtar të të rriturve dhe të rinjve të notit, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, është shprehur me superlativa për atë punë që ndërton prej vitesh Federata Shqiptare e Notit me president Agim Çirakun. I pari i sportit shqiptar nuk është hera e parë që gjendet në aktivitete të sporteve të ujit, sepse, për së fundi, sapo është kthyer nga Lojërat Olimpike Evropiane të Minskut, ku ka qenë i pranishëm në Kampionatin Kombëtar të fëmijëve më 26-27 qershor. Ja dhe përshtypja e tij për kampionatin kombëtar të të rriturve dhe të rinjve. “Përshtypja e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për këtë kampionat, por dhe për këtë Federatë, është me të vërtetë shumë e mirë, sepse kjo Federatë, nga gara në garë, po e tregon rritjen e saj. Po tregon se po punon seriozisht dhe kjo është edhe dëshira jonë që të marrim më të mirën nga këto notarë. Nuk duhet të harrojmë që brenda një viti janë thyer kushedi sa rekorde. Janë gjithë ato veprimtari që kjo Federatë, nga aktiviteti në aktivitet, ështe duke korrur suksese. Është një nga Federatat parësore dhe në Lojërat Olimpike, pavarësisht se më ftesë, ka treguar se gjithmonë rezultatet e saj janë në rritje. Kjo është dhe dëshira jonë për arsye sepse ne nuk shohim këtu vetëm cilësinë, por shohim dhe një masivitet të madh, një pjesëmarrje të madhe të fëmijëve, që është gjëja më parësore në sport. Nuk më ngelet gjë tjetër veçse t’i falënderoj. Falënderoj Federatën, Presidentin për punën e shkëlqyer që po bëjnë”, ka theksuar Bezhani, ndërsa sporti i notit është gjithnjë i pranishëm në aktivitetet ndërkombëtar që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizon.

Dominojnë Stela, Eagles, Tirana dhe Teuta si pretendente kryesore për trofe. Dallohen Nikol Merizaj, Telma Harshova, Sonia Kapedani, Sara Dande, Klavio Meça dhe Ergi Veli

Tetë ekipe në garë, titulli kampion për të rritur i rëndësishëm

 

Tetë ekipe janë vënë në garë për titullin kampion të të rriturve dhe të rinjve. Pikërisht Stela, Tirana, Partizani, Teuta, Eagles, Uillson,Tradita, Vala janë vënë në garë me njëra-tjetrën për trofeun më të rëndësishëm të vitit, që është titulli kampion për të rritur e të rritura. Por jo vetëm kaq, por dhe për të rinj dhe të reja. E në përgjithësi, ndërsa noti shqiptar është dhe përpara garave të rëndësishme, duke nisur që nga Kampionati Botëror i të rriturve në Korenë e Jugut, apo i të rinjve në Budapest, pa harruar pjesëmarrjen në Festivalin Evropian Rinor në Baku, ky kampionat ka qenë edhe një farë testimi. Në përgjithësi garat e ditës së parë janë dominuar nga Stela e Sadik Memës, Eagles e Eduard Canes, Tiranës së Arjan Fetishajt dhe Teutës së Gjergj Ngresit. Por më e fortë duket se do të jetë gara për sportistin më të mirë të këtij edicioni. Sepse që tani ka sportistë të cilët kanë mbi dy-tre vende të para jo vetëm për të rritur e të rritura, por dhe për të rinj dhe të reja. Të tillë si Nikol Merizaj, Telma Harshova, Sonia Kapedani, Sara Dande, Klavio Meça dhe Ergi Veli. Ndaj dita e dytë e kampionatit, që do të përfundojë në mbrëmjen e vonë të së martës, do të jetë vendimtare për gjithçka në këtë kampionat të rriturish, i cili është aktiviteti i parafundit kombëtar i notit shqiptar. Për ta mbyllur do të jetë më pas Kupa e Shqipërisë për të rritur.

Rekordi

Vetëm një rekord është regjistruar në ditën e parë të kampionatit kombëtar për të rritur dhe të rinj. Ai i ka takuar Tiranës për femra, në stafetën 4×100 metra miks, ndërsa skuadra bardheblu ka vendosur kohën e re prej 5’19”50. Në morinë e garave të ditës së dytë, të cilat janë 20, 10 për të rritura e të reja dhe 10 për të rritur dhe të rinj, pritet të ketë rezultate të përmirësuara, pse jo dhe për moshat më të vogla. Gjithsesi, përtej temperaturave të nxehta në kryeqytet, kampionati i notit për të rritur dhe të rritura ka sjellë një tjetër atmosferë në kryeqytet.

Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar i të Rriturve & të Rinjve

TË REJA

50 M STIL I LIRË                 SARA LIMAJ (STELA)                                31”04

100 M STIL I LIRË               NARGI GOLASHI (TEUTA)                                   1’06”91

800 M STIL I LIRË               SARA DANDE (STELA)                              10’17”32

50 M BRETKOSË                  TELMA HARSHOVA (STELA)                  38”13

200 M SHPINË                      SONIA KAPEDANI (EAGLES)                  2’35”16

200 M DELFIN                      EMI METALLA (STELA)                            3’14”06

200 M KATËRNOTIM          TELMA HARSHOVA (STELA)                  2’46”72

400 M KATËRNOTIM          SONIA KAPEDANI (EAGLES)                  5’35”75

TË RINJ

100 M STIL I LIRË               DALVI ELEZI (TEUTA)                              2’03”62

200 M STIL I LIRË               PAOLO PRISKA (EAGLES)                                   4’27”37

50 M BRETKOSË                  XHON DIKO (EAGLES)                             32”10

50 M SHPINË                        ELIO VELI (STELA)                                                30”87

100 M SHPINË                      ELIO VELI (STELA)                                                1’05”38

50 M DELFIN                                    ERGI VELI (STELA)                                                27”28

100 M DELFIN                      ENDI KOLA (STELA)                                  1’04”12

200 M KATËRNOTIM          ERGI VELI (STELA)                                                2’21”79

400 M KATËRNOTIM          ERGI VELI (STELA)                                                4’52”66

TË RRITURA

50 M STIL I LIRË                 NIKOL MERIZAJ (TIRANA)                      27”66

100 M STIL I LIRË               NIKOL MERIZAJ (TIRANA)                      1’01”57

800 M STIL I LIRË               SARA DANDE (STELA)                              10’17”32

50 M BRETKOSË                  TELMA HARSHOVA (STELA)                  38”13

200 M SHPINË                      SONIA KAPEDANI (EAGLES)                  2’35”16

200 M DELFIN                      EMI METALLA (STELA)                            3’14”06

200 M KATËRNOTIM          TELMA HARSHOVA (STELA)                  2’46”72

400 M KATËRNOTIM          SONIA KAPEDANI (EAGLES)                  5’35”75

4X100 MIKS                          TIRANA                                                         5’19”50

 

TË RRITUR

100 M STIL I LIRË               KLAVIO MEÇA (TEUTA)                           2’00”37

200 M STIL I LIRË               KLAVIO MEÇA (TEUTA)                           4’16”87

50 M BRETKOSË                  KRISTI PETKO (EAGLES)                          31”97

50 M SHPINË                        ALEKSANDËR NGRESI (TEUTA)            30”84

100 M SHPINË                      ELIO VELI (STELA)                                                1’05”38

50 M DELFIN                                    ERGI VELI (STELA)                                                27”28

100 M DELFIN                      KEIS FETISHAJ (TIRANA)                         1’03”66

200 M KATËRNOTIM          ERGI VELI (STELA)                                                2’21”79

400 M KATËRNOTIM          ERGI VELI (STELA)                                                4’52”66