Dhjetë rekorde kombëtare në dy ditë gara, ndërsa tashmë përqendrimi është për garat verore. Masivitet dhe konkurrencë e fortë mes notareve dhe notarëve
GJERGJ VYSHKA
Kampionati Kombëtar i notit për të rritura dhe të rritur, apo dhe të reja e të rinj në pishina të mbyllura i ka dhënë fund garave dimërore. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë gjashtë ekipe, të cilat ishin Teuta, Tirana, Stela, Eagles, Partizani dhe Vala. Në rregulloren e kampionatit ishin vendosur që të merrnin pjesë për të reja dhe të rinj deri në datëlindjen 2001 dhe 2003, kurse për të rritura dhe të rritur 2000-2002 e më të mëdhenj. Garat, jo vetëm që kanë qenë nëpër bateri të ndara, por është përcaktuar që një notar të merrte pjesë në katër gara dhe pesë stafeta, ndërsa një ekip mund të regjistronte deri në 3 sportistë në një garë. Për fituesit ka pasur kupë, diplomë dhe medalje.
REKORDET
Janë gjithsej dhjetë rekorde, atje ku 8 janë vetëm për mosha.
Kështu Elio Veli në 100 metra shpinë për moshat 15-16 vjeç do të jepte kohën 1’03”13.
Jona Thomai në 100 metra shpinë për fëmijët e moshës 13-14 vjeç do të regjistronte kohën 1’10”73.
Stela si ekip do të ishte rekordmene në katër stafeta. Fillimisht në 4×50 metra stil i lirë për të reja dhe të rritur me kohën e re 2’04”00. Më pas për të reja 4×100 metra miks me kohën 5’02”50. Më tej akoma 4×100 metra stil i lirë për të rinj me kohën e re 3’51”19 dhe në fund 4×50 metra stil i lirë për të rinj dhe të rritur me kohën 2’17”59.
Rekord do të jepte dhe Sara Dande për të rritura dhe të rinj në 1500 metra stil i lirë me kohën 18’36”43.
Sërisht Sara Dande në 800 metra stil i lirë për fëmijë me kohën e re 9’53”40. Në këtë mënyrë kampionati ka dhënë rekorde dhe konkurrencë e masivitet.
Tre herë Stela dhe një herë Eagles
Ndryshe nga kampionatët e tjera, edhe pse ka qenë në shtëpinë e vet, Stela nuk ka qenë kampione në të katër kategoritë e moshave. Për të rritura, të reja dhe të rinj është Stela, kurse për të rritur, Eagles. E megjithatë, kampionati edhe kështu ka pasur vlera, që demonstron se noti po njeh rritje, pavarësisht faktit se financat në buxhet nuk janë të shumta. Por trajnerët punojnë me fëmijët, prindërit shërbejnë për shëndetin e fëmijëve të tyre, dhe pishinat e notit janë gjithnjë plot.
TABELA E REKORDEVE KOMBËTARE
100 M SHPINË (15-16 VJEÇ) ELIO VELI (STELA) 1’03”13
100 M SHPINË (13-14 VJEÇ) JONA THOMAI (STELA) 1’10”72
1500 M STIL I LIRË (TË RRITURA+TË REJA) SARA DANDE (STELA) 18’36”43
800 M STIL I LIRË (FËMIJË) SARA DANDE (STELA) 9’53”40
4X50 M STIL I LIRË (TË REJA+FËMIJË) STELA 2’04”00
4X100 M MIKS (TË REJA) STELA 5’02”50
4X100 M STIL I LIRË (TË RINJ) STELA 3’51”19
4X50 M STIL I LIRË (TË RRITURA+TË REJA) STELA 2’17”58
REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR TË NOTIT DIMËROR
TË REJA/TË RRITURA
50 M STIL I LIRË NARGI GOLASHI (TEUTA) 30”50
100 M STIL I LIRË MIRALBA SULA (ALB) 59”95
200 M STIL I LIRË MIRALBA SULA (ALB) 2’09”25
400 M STIL I LIRË KATIE ROK (ALB) 4’44”72
800 M STIL I LIRË KATIE ROK (ALB) 9’38”00
1500 M STIL I LIRË SARA DANDE (STELA) 18’36”43
50 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 36”38
100 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 1’20”05
200 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 2’50”07
50 M SHPINË JONA THOMAI (STELA) 32”97
100 M SHPINË JONA THOMAI (STELA) 1’10”72
200 M SHPINË JONA THOMAI (STELA) 2’34”03
50 M DELFIN MIRALBA SULA (ALB) 29”41
100 M DELFIN MIRALBA SULA (ALB) 1’06”52
200 M DELFIN KATIE ROK (ALB) 2’34”70
100 M KATËRNOTIM SONIA KAPEDANI (EAGLES) 1’13”59
200 M KATËRNOTIM JONA MAHMUTI (TIRANA) 2’57”47
400 M KATËRNOTIM SONJA KAPEDANI (EAGLES) 5’27:35
SI EKIP: STELA 299 PIKË (TË REJA)
SI EKIP: STELA 287 PIKË (TË RRITURA)
SPORTISTJA MË E MIRË: MIRALBA SULA (ALB) 1241 PIKË FINA
TË RINJ
50 M STIL I LIRË MISHEL XHAFERRI (STELA) 25”71
100 M STIL I LIRË DALVI ELEZI (TEUTA) 56”91
200 M STIL I LIRË SPIRO GOGA (TEUTA) 1’59”61
400 M STIL I LIRË SPIRO GOGA (TEUTA) 4’11”88
800 M STIL I LIRË SPIRO GOGA (TEUTA) 9’02”14
1500 M STIL I LIRË PAOLO PRISKA (TEUTA) 17’28”00
50 M BRETKOSË XHON DIKO (EAGLES) 32”85
100 M BRETKOSË XHON DIKO (EAGLES) 1’10”56
200 M BRETKOSË EVEN QARRI (TIRANA) 2’37”91
50 M SHPINË STIVEN XHUFI (TIRANA) 28”84
100 M SHPINË ELIO VELI (STELA) 1’03”13
200 M SHPINË JOEL GJINI (EAGLES) 2’14”84
50 M DELFIN ERGI VELI (STELA) 27”72
100 M DELFIN JUNUS FUGA (STELA) 1’01”37
200 M DELFIN JUNUS FUGA (STELA) 2’17”11
100 M KATËRNOTIM ERGI VELI (STELA) 1’01”06
200 M KATËRNOTIM ERGI VELI (STELA) 2’12”15
400 M KATËRNOTIM ERGI VELI (STELA) 4’39”70
SI EKIP: STELA 254 PIKË
SPORTISTI MË I MIRË: SPIRO GOGA (TEUTA) 1171 PIKË FINA
TË RRITUR
50 M STIL I LIRË EDUARD CANE (EAGLES) 25”47
100 M STIL I LIRË DENI BAHOLLI (STELA) 53”72
50 M BRETKOSË KRISTO PETKO (EAGLES) 30”85
100 M BRETKOSË KRISTO PETKO (EAGLES) 1’05”93
200 M BRETKOSË KRISTO PETKO (EAGLES) 2’25”77
SI EKIP: EAGLES 247 PIKË
SPORTISTI MË I MIRË: KRISTO PETKO (EAGLES) 1175 PIKË FINA