Noti shqiptar, nis sot sprova e të rinjve

755
Sigal

 Merr startin sot kampionati kombëtar i notit për moshat, garat e të cilit do të zhvillohen tek pishinat e Akuadromit në Tiranë. Evenimenti më i rëndësishëm i sportit për moshat, vjen fill pas Lojërave Mesdhetare të Mersinit që u zhvillua muajin e shkuar në Turqi, ku morën pjesë notarët Noel Borshi, Anxhela Kashari dhe Donato Dervishi, të stërvitur nga trajneria Rovena Marku, ish-notare e ekipit kombëtar. Garat do të zhvillohen pasditen e datës 10 dhe 11 korrik (sot dhe nesër), ndërsa pritet një interesim i konsiderueshëm për shkak se rezultatet e këtij sporti janë përmirësuar dukshëm ndër vite dhe nga gara në garë.

 Histori e lavdishme

Noti shqiptar ka një histori zyrtare 82-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931, por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920. Veprimtaritë lokale të notit ishin zhvilluar qysh në vitin 1920 në Shkodër, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë, por Kampionati i Parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, kur Shqipëria ishte Mbretëri nën mbretin Ahmet Zog. Pikërisht, në atë kampionat të zhvilluar në det të hapur, në molin e Durrësit, nisin edhe rrënjët e sportit modest shqiptar.

Pionierët e notit

Ndër notarët e parë të viteve 1931-1938 janë edhe Marjan Skanjeti, Tom Gjiri, Lin Shestani, Jusuf Vrioni, Hysen Minarrolli, Nikolla Jokano, Osman Rexha, Hamdi Muja, Kamber Rrapushi, Vlash Syko, Spiro Zaka, Astrit Kokoshi, Hamdi Nurja, Ndoc Cuku, Rexhep Berdica, Vlash Marku, Ndoc Filipi, Vogël Nika, etj. Pas çlirimit të vendit noti do vazhdonte të ishte një nga sportet e elitës. Kontributin të madh e të paçmuar ka dhënë Rexhep Rama, si një prej iniciatorëve të shtrirjes e rritjes së notit shqiptar por dhe këmbëngulja e trajnerëve te asaj kohe Koço Afezolli, Petrit Caslli, Thoma Papa, Kristaq Bekerdhelli, Shuaip Memeti, Enver Muriqi, etj. Në klubin Vllaznia me sportistë kampionë dhe rekordmenë. Sportistë të tillë në vite mund të përmenden Tef, Mark, Zef dhe Rrok Shestani, Selami e Zeqir Ibrahimi, Enver Muriqi, Azem Plisi, Nazmi Cirilami, Fatmir Halili, Smajl Mehja, Ethem Avdia, Ilir Ymeri, Sadi Anadolli, Halim Zaganjori, Tonin Radovani, Kol Shiroka, Moisi Shestanin, Besnik Kronin, Emin Lishit, Hysen Haxhisë , Pandi Ruvines, Niko Pemes, Fatmir Zykës, Pavllo Kisit, Rrok Shestanit, Idriz Muços, Kastriot Karamuço, Selami Ibrahimi, Et’hem Avdia, Niko Korani, Shyqyri Gjepali, Ilia Konomi, Minella Konstandini, Ilirian Kreshpës , Jani Hondro “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, Dhori Doga, Shkëlqim Canaj, Foto Nikolla, Bashkim Aliraj, Skardilajd Shyti “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, Fatmir Zyka, Tomor Bani, Idriz Muço, etj. Për femra spikasin: Kudrete Kozmajt, Anjeza Shestani, Esma Vorfës, Flutura Shkenza, Anila Egerçi, Mimoza Aliaj, Sabahet e Kudret Meshku, R. Voci, Aida Xhindi, Vasilika Bejo, Anila Isufi, etj.

 Post-diktatura

Në demokraci, me krijimin edhe të shoqatave dhe klubeve private të notit, disa nga emrat më të njohur të sportit të notit janë Luan Rexha, Emin Lishi, Emin Vaso, Myrteza Didati, Frank Leskaj, David Alliu, Malbor Oshafi, Klajd Vrahoriti, Sidni Hoxha, Jon Pepaj, Mario Sulkja, Edvin Angjeli, Franc Aleksi, Endri Babi, Igert Masha, Jurgen Fici, Egzon Braho, Donaldo Dervishi, Klavio Meçaj, Ervin Zekthi, Eduard Cane, Endi Këlliçi, etj., dhe për femra Tiziana Jakova, Rovena Marku, Noel Borshi, Anxhela Kashari, Patricia Çani, Sara Abdullahu, Rashel Demko, Suila Kosova, etj.. Shqipëria është përfaqësuar në Lojërat Olimpike me disa notarë, pavarësisht se ata kanë shkuar atje me ftesa: në “Barcelona 1992” mori pjesë Frank Leskaj, në “Athinë 2004” morën pjesë Kreshnik Gjata dhe Rovena Marku, në “Pekin 2008” morën pjesë Sidni Hoxha dhe Rovena Marku, ndërsa në “Londër 2008”, Sidni Hoxha dhe Noel Borshi. Pjesëmarrja e fundit ndërkombëtare është ajo e Lojërave Mesdhetare “Mersin 2013”, ku Shqipëria u përfaqësua Noel Borshin dhe Anxhela Kasharin.