Noti nis aktivitetin me rekorde të reja në të gjitha kategoritë

535
Federata Shqiptare e Notit, në datat 19 dhe 20 mars çeli për të tretin vit radhazi kalendarin sportiv të notit për moshat deri në 14 vjeç, si për femra ashtu edhe për meshkuj, për të tria kategoritë A B dhe C. Ky kampionat u realizua nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, zoti Agim Çiraku dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS)
Flet presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, zoti Agim Çiraku
I pyetur në lidhje me këtë kampionat, i cili hapi siparin e garave të notit dhe që më vonë do të vazhdojë me aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, zoti Agim Çiraku, u shpreh se ky është aktiviteti i parë për kalendarin sportiv 2016, i cili u realizua në pishinat e mbyllura 25 metroshe dhe përfshiu moshat deri në 14 vjeç për të tria kategoritë, A B dhe C. Ky aktivitet u zhvillua te pishinat e mbyllura te ‘Stela’, garë në të cilën u arritën rekorde më të larta se vitet e tjera. Karakteristike e këtij aktiviteti ishte që u thyen të gjitha garat e stafetave, si për femra, ashtu edhe meshkuj, ku ajo që u vu re më shumë në këtë garë ishte se pati përmirësime rekordesh. Meqë ishte një kampionat që u zhvillua në pishinat e mbyllura, rezultatet më të mira i patën ato ekipe, të cilat kishin një infrastrukturë më të ngritur. Konkretisht, ekipi më i mirë që përfaqësoi këtë garë, si për femra dhe për meshkuj ishte ekipi “Te Stela”, me drejtues trajnerin tonë të talentuar, Sadik Mema. Garat u zhvilluan në kushte të mira teknike, pasi ne si federatë kishim marrë të gjitha masat që sportistët të garonin në kushte sa më të mira teknike. Ky aktivitet u zhvillua të pishinat e mbyllura tek ‘Stela’, në të cilën u arritën rekorde më të larta se vitet e tjera. Gjatë zhvillimit të kampionatit të notit pjesëmarrës në mbikëqyrjen e këtij aktiviteti ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), zoti Viron Bezhani, i cili ndoqi nga afër të dyja ditët e zhvillimit të garave. Në fund Presidenti Agim ÇIRAKU theksoi, se këto gara janë shtuar nga ana jonë, pasi i shërbejnë edhe masivizimit të sportit, i cili është pjesë e politikave prioritare të federatës dhe shtetit shqiptar.
Rekordet e stafetave sipas kategorive jane :
Kategoria A
Femra
4 x 100m stil i lire – ekipi Te Stela- me kohen4.59.00 ( rek vjeter 5.10.34)
4 x 100m stil i perzier- ekipi Te Stela me kohen 5.25.91 ( rek i vjeter 5.41.15)
4 x 200m stil i lire – ekipi Te Stela me kohen 11.22.00 ( rek i vendosur per here te pare)
4 x 50m stil i lire – ekipi Te Stela – me kohen2.14.50 ( rek i vjeter 2.18.81)
4 x 50m stil i perzier -ekipi Te Stela me kohen 2.28.18 (rek i vjeter 2.33.56)
Kategoria B
Femra
4x 100m stil i lire – ekipi Te Stela- me kohen5.36.09 ( rek i vjeter 5.44.02)
4 x 200m stil i lire – ekipi Te Stela – me kohen 12.17.81 ( rek i vjeter 13.30.89)
4 x 100m stil i perzier- ekipi Te Stela- me kohen 6.10.09 ( rek i vjeter 6.12.47)
4 x 50 m stil i perzier-ekipi Te Stela – me kohen 2.40.04 ( rek i vjeter 2.41.00
Meshkuj
4 x 100m stil i lire – ekipi Te Stela me kohen 4.58.06 ( rek i vjeter 5.44.22)
4 x 100m stil i perzier- ekipi Te Stela me kohen 5.28.11 ( rek i vjeter 6.21.17)
4 x 50m stil i lire – ekipi Te Stela me kohen2.12.26 ( rek i vjeter 2.18.87)
Kategoria C
Femra
4 x 100m stil i lire – ekipi Te stela me kohen 5.27.28 ( rek i vjeter 5.44.66
4 x 100m stil i perzier – ekipi Te Stela me kohen 6.58.09 ( rek i vjeter 7.21.25)
4 x 200m stil i lire – ekipi Te Stela me kohen 13.22.09 ( rek i vendosur per here te pare)
4 x 50m stil i lire – ekipi Te Stela- me kohen 2.41.78 ( rek i vjeter 2.53.21)
4 x 50m stil i perzier- ekipi Te Stela me kohen3.05.09 ( rek i vjeter 3.15.55
Meshkuj
4 x 100 m stil i perzier – ekipi Te Stela- me kohen 5.22.44 ( rek i vjeter 5.44.66)
4 x 100m stil i perzier-ekipi Te Stela – me kohen6.09.91 ( rek i vjeter 6.21.17)
4x 50m stil i lire – ekipi te Stela me kohen 2.21.88 ( rek i vjeter 2.31.53)
4 x 50m stil i perzier – ekipi Te Stela me kohen 2.48.18
Sigal