Noti/ Botërori – “Lumë” rekordesh në Kanada

672
Sigal

Sukseset e notarëve
tanë në Kampionatin Botëror të Notit në pishinë 25 m që po zhvillohet në
Windsor të Kanadasë, duket se po tregojnë, se pjesëmarrja e tyre në këtë event
botëror të notit, nuk ka qenë një shëtitje. Në informacionet e dërguara nga
trajneri Arian Fetishi në redaksinë e Gazetës “Telegraf” dje në mbrëmje, u
mësua, se rekordet kombëtare nga notarët pjesëmarrës kanë qenë objektivi primar
në këto gara. “Janë
zhvilluar disa gara, ku veçohen rekordet kombëtare: Deni Baholli në 200 m stili
bretkosë me kohën 2 min, 22 sek 42 të qindtat; në stafetë mix, notarët Kennet
Libohova, Deni Baholli, Diana Basho dhe Alesia Neziri regjistruan kohën rekord
kombëtar 2 min 02 sek 83 të qindtat. Deri më sot (dje), kanë garuar edhe Diana
Basho në 50m Fly që arriti kohën 32 sek 97 të qindtat, si dhe Kennet Libohova
në 100 Mix me kohën 1 min 02 sek 90 të qindtat. Dje në mbrëmje me orën
shqiptare garuan: Diana Basho në 400 m stil lirë, e cila arriti kohën 4 min 54
sek 63 të qindtat, notaria Alesia Neziri në garën e 50 m shpinë me kohën
 33 sek 37 të qintat dhe Kejsi Delli në 100 m bretkosë që arriti kohën 1
min 26 sek 67 të qindtat”, kështu informoi trajneri Fetishi, i cili kësisoj
tregon njëherësh edhe vlerësimin që ka për gjithçka të arritur në këto gara.