Notarja Korina Basho: FSHN-ja më dha një eksperiencë motivuese

799
Në grupin e notarëve që morën pjesë në trajningun një javor në Ostia të Italisë, ishte edhe notarja e re Korina Basho, e cila e vlerëson atë si një eksperiencë motivuese për vazhdimësinë. “Edhe unë isha në grupin e notarëve shqiptarë, që të ftuar nga FIN (Federata Italiane e Notit), morrëm pjesën në trajningun një javor (22-29 tetor). “Gjithçka u zhvillua pranë Centro Federale Ostia , Romë, me pjesëmarrjen e 17 notarëve dhe 3 trajnerëve nga Shqipëria. Procesi stërvitor u zhvillua me ndihmën dhe përkujdesjen e trajnerit italian Valter Bolonjani, një ndër emrat më të spikatur në sportin e notit në Itali. Periudha stërvitore ishte shumë frutdhënëse, profesionale dhe tepër stimuluese për gjithë pjesëmarrësit. Jam me përshtypjet më të mira nga mikpritja, akomodimi dhe çdo gjë tjetër . Për mua është një përvojë dhe eksperiencë e paharrueshme, ndaj sinqerisht e falënderoj Federatën Shqiptare të Notit, dhe veçanërisht Presidentin Agim Çiraku, për këtë mundësi dhe eksperiencë kaq motivuese që më dha”.
Sigal