Notari 99 vjeçar i lë të gjithë gojëhapur, thyen rekordin botëror në Australi

221
Një 99 vjeçar australian ka lënë të gjithë gojëhapur duke thyer një rekord botëror për moshën e tij në not stil të lirë 50m.
Ai theu rekordin e vendosur prej 56.12 sekondash në një event zyrtar në Queensland – një etapë e re për kategorinë nga 100 në 104 vjeç.
George Corones eklipsoi rekordin e vendosur në 2014-n, duke kapur kështu kohën prej 35 sekondash.
Z. Corones, i cili është i pranueshëm për këtë kategori, pasi në Prill mbush 100 vjeç tha se ishte shumë i kënaqur dhe ndihej si “mbi re” nga rezultati
“Ishte një notim ekzempar për mua, i mirëbalancuar…..dhe isha gati të godisja murin shumë fort me dorën time në fund”-i tha ai BBC-së.
99 vjeçari shton se ishte shumë i shastisur nga turma e zhurmshme në “Bregun e artë” të Mërkurën. Eventi, në të cilin ai ishte anëtari i vetën, ishte ngritur enkas për të që të thyente rekordin.