Notarët shqiptarë pritet të shkëlqejnë në Doha, për Kampionatin Botëror të Notit

655
Sigal

Sot fillon dita e parë e kampionatit të Botës në Not, nga ku do të marrin pjesë notarë nga e gjithë bota në kategoritë të ndryshme të notit. Ky është turneu i 12-ë që zhvillohet nga ku do të marrin pjesë për herë të parë edhe moshat 12-16 vjeç (350 notarë të rinj) duke e cilësuar këtë si Programi i të Rinjve. Federata Botërore e Notit ka filluar këtë organizim të ri për tu dhënë mundësinë notarëve të rinj nga e gjithë bota, dhe që cilësohen si më të mirët në vendin e tyre, të jenë pjesë e më të mirëve që të shohin dhe të fitojnë përvojë në këtë sport, duke ndjekur dhe duke garuar për të ecur dhe për tu zhvilluar sa më shumë. Sigurisht edhe Shqipëria ka pjesën e saj në këtë grup të madh notarësh pasi ashtu siç ishte paralajmëruar nga Presidenti i Notit, Agmi Çiraku, do të merrte pjesë në këtë eveniment dhe aktualisht ndodhen në Doda përfaqësuesit prej shtatë notarë, pesë meshkuj: Klavio Meca, Franc Aleksi, Deni Baholli, Aleksander Ngresi dhe Binald Mahmuti, ndërkohë që femra janë vetëm dy Nikol Merizaj dhe Diana Basho. Sigurisht që të zgjedhurit janë rekordmenë për moshat e tyre, duke treguar vlerat që kanë, në çdo kompeticion që është zhvilluar në Shqipëri. Prania e tyre është një tregues i qartë i nivelit shumë të mirë të notit në Shqipëri dhe me rekordet që kanë vënë këtu, pritet shumë prej tyre edhe në Doha. Notarët shqiptarë ndodhen të shoqëruar si gjithmonë nga trajneri i tyre Eduart Cane dhe nga italiani Eros Pavon që e mbështet vazhdimisht ekipin kombëtar në të tilla evenimente. Disa ditë më parë, ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës së Notit, Agim Çiraku, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Federatës Botërore të Sporteve të Ujit, për të zhvilluar edhe më tej çdo sport apo aktivitet që mbulon kjo Federatë. Në një deklaratë për “Telegraf” zoti Çiraku u shpreh mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë kongres, dhe gjithashtu theksoi mbështetjen e fuqishme që notarët e pranishëm tashmë në Doha, kanë nga Federata, një mbështetje që e kanë pasur gjithmonë, duke u treguar kjo gjë edhe në ecurinë mjaft të mirë të këtij sporti që po arrin në një nivel shumë të lartë, si në organizim ashtu edhe në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e notarëve. Nisur nga kjo deklaratë, por edhe nga ecuria e të gjithë këtyre notarëve, rezultatet pritet të jenë shumë pozitive, jo vetëm në Doha, por edhe në vazhdimësi për notin shqiptar. Sa i përket kompeticionit aktual, sesionet e garimit do të jenë të ndara në dy pjesë, nga ku pjesa e kualifikimeve do të zhvillohet në mëngjes ndërsa gjysmëfinalet dhe finalet do të zhvillohen gjatë darkave. Aktualisht akoma nuk janë ndarë radhët e garimit dhe se në cilën ditë do të konkurrojnë notarët tonë, por çdo gjë pritet që të pasqyrohet sot

Notarët që përfaqësojnë Shqipërinë

1-      Klavio                Meca

2-      Franc                 Aleksi

3-      Deni                   Baholli

4-      Aleksander         Ngresi

5-      Binald                Mahmuti

6-      Nikol                  Merizaj

7-      Diana                  Basho

Tirana apelon vendimin e Komisionit të Disiplinës

 Klubi i futbollit “Tirana” ka apeluar vendimin që mori Komisioni i Disiplinës për zhvillimet që mori ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës, ku të dyja tifozeritë shkaktuan shumë trazira në sadium duke shkatërruar shumë nga stolat dhe sistemin  ndriçues të impiantit më të ri në Shqipëri “Elbasan Arena”. Vendimi që mori KD ishte i njëjtë për të dyja skuadrat, ku Elbasani do të luajë 6 ndeshje pa tifozë në stadium, ndërsa Tirana do të luajë 6 ndeshje pa tifozë si mike, ngaqë është dënuar edhe për ndeshjet që zhvillon brenda, që nga takimi me Vllazninë në Shkodër, me 15 takime pa tifozë. Sipas deklaratave të vetë drejtuesve të Tiranës, vendimi që mori Komisioni ishte i gabuar dhe ka nevojë për rishikim. Ky dënim do të thotë që përsëri ndeshja me Partizanin do të luhet me mungesa, por këtë herë do të mungojnë vetëm tifozët e Tiranës, pasi shkojnë në “Qemal Stafa” jo si pritës por si miq.

FSHF paralajmëron Partizanin: Asnjë tifoz i Tiranës në stadium

 Klubi i Partizanit ka zhvilluar dje një takim me anëtarët e Federatës së Futbollit mbi prag ndeshjen me Tiranën. Shkak i këtij takimi sigurisht që ka qenë shpërndarja e biletave, nga ku siç edhe është vendosur nga Komisioni i Disiplinës, ku asnjë tifoz i Tiranës nuk do të jetë për gjashtë ndeshje rresht në stadiumet ku skuadra e tyre luan ndeshjet si skuadër mike, për shkak të trazirave që shoqëruan ndeshjen me Elbasanin në “Elbasan Arena”. Ky vendim sigurisht nuk përjashton as ndeshjen me Partizanit që do të jetë e detyruar si skuadër organizatore, të përcaktojë dhe të zbatojë rregullat e vendosura nga institucioni më i lartë sportiv në vend. Në një deklaratë të pak ditëve më parë, trajneri i Partizanit Duro, tha se ai do tu jepte 50 bileta miqve të tij, tifozë me Tiranën, që të vinin ta shikonin ndeshjen, por duket se nga zhvillimet që po merr kjo ngjarje diçka e tillë nuk do të jetë e mundur, pasi FSHF po merr masa që vendimi i marrë të finalizohet dhe të zbatohet. Në deklaratën për shtyp që bëri klubi i Partizanit, shkruhet se “klubi si organizator i kësaj ndeshje do të hedhë në shitje bileta vetëm për tifozerinë e kuqe duke njoftuar se në stadium do ta ndjekin takimin vetëm tifozët e Partizanit. Klubi është i detyruar në këtë mënyrë të zbatojë vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës, çka penalizon tifozerinë bardheblu për të qenë prezente në stadium. Si klub organizator, Partizani ka për detyrë të shmangë çdo incident të mundshëm pasi në të kundërt do të jetë po ku klub që do të penalizohet nga organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit”.