Notarët më të dalluar, Deni Baholli “Kampioni” absolut

605
Në vlerësimin që Drejtori i përgjithshëm i AN “Te Stela” i bëri arritjeve të notarëve për vitin 2017, Deni Baholli veçohej si “kampioni” absolut. Duke qenë fitues në të gjitha garat që ka zhvilluar, njëherësh edhe thyes i disa rekordeve kombëtare, notari Baholli me humor deklaroi se: “Unë po garoj, me kaq nuk keni parë asgjë akoma”. Kjo shprehje e ndërthurur me fraza të politikës, tingëlloi bukur në këtë veprimtari, ku pas Deni Bahollit, u falënderuan edhe 10 notarë e notare të tjerë. Emrat e tyre janë shënuar tashmë në librin e rekordeve të notit shqiptar: Deni Baholli, Kaltra Meça, Endi Kola, Grejsi Koxhaku, Grejsi Brahushi, Sara Dande, Hurbert Çurçia, Frenkli Vogli, Jonuz Tufa, Ergi Veli dhe Ariel Ruçi, ishin “vitrina” e An “Te Stela” për vitin 2017.
Sigal