Notarët, kanë “notuar” edhe me rekordet kombëtare

757
Duke ju referuar një deklarate të Presidentit të FSHN-së, Agim Çiraku, se, nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e notit shqiptar që brenda një viti kalendarik, notarët tanë të thyenin mbi 80 rekorde kombëtare. Dhe jo vetëm në veprimtaritë kombëtare, por edhe në ato ndërkombëtare. “Në FSHN, kanë ndryshuar strategjitë e punës për aktualitetin dhe të ardhmen. Këtë vit, krahas veprimtarive që do të zhvillojmë këtu në Shqipëri, dhe në pjesëmarrjet tona në Evropë e në Botë, presim thyerjen e shumë rekordeve kombëtarë. E them këtë, nisur nga përgatitjet që kanë bërë notarët, në të gjithë ekipet shqiptare, pse jo edhe nga ata të diasporës që do të garojnë në eventet kombëtare”, ishte kjo deklarata e dhënë nga Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku, dhe që në realitet doli plotësisht. Sepse që nga Kampionati Kombëtar i moshave të reja, te Kampionati Kombëtar për të Rritur në pishinën 25 m, për të vazhduar në Kampionatin Mbarëkombëtar që u zhvillua në Durrës, e mandej, të Kupën e Shqipërisë dhe eventet e tjera që u organizuan, janë shumë emra që thyen rekordet kombëtare. Deni Baholli, Frenc Bërdaku, Diana Basho, Franci Aleksi, Nikol Merizaj, Alesia Neziri, Grejsi Koxhaku, Sara Dande, Paolo Priska, Junus Fuga, Klavio Meça, dhe shumë notarë të tjerë, ishin protagonistët që e veçuan notin shqiptar me rekordet që thyen. Deni Baholli, me rekordet kombëtarë që theu gjatë këtij viti kalendarik, u mbiquajt “Peshkaqeni” i pishinës, ndërsa skuadrat e të gjitha moshave të AN “Te Stela” me kryetrajner Mjeshtrin Sadik Mema, kryesuan çdo veprimtari që u zhvilluan gjatë vitit kalendarik 2017.
Sigal